• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ZHDUK NË 1999…/ Historia e kuksianit dhe dyshimet se vetëm një njeri e di fatin e tij (VIDEO)
Home
Sociale

U ZHDUK NË 1999…/ Historia e kuksianit dhe dyshimet se vetëm një njeri e di fatin e tij (VIDEO)

13 February, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

24-vjeçar në atë kohë kuksiani Rexhep Kaloshi u nis vjeshtën e vitit 1998 drejt Maqedonisë së Veriut bashkë me dy shokë të tij, kushërinjtë Murat dhe Lebib Llukovi. Kjo histori u rrëfye nga Shabani një nga vëllezërit e Rexhepit, i cili tregoi mbi të gjitha dëshmitë kontradiktore që mbërritën tek familjarët. Dy shokët me të cilët ai u largua u kthyen, ndërsa Rexhepi jo. Informacionet që mbërritën pranë familjes së ishte parë në Brindizi të Italisë, por edhe letra nga një i burgosur se kishte dijeni, që Rexhepi ishte në një burg të Maqedonisë së Veriut, nuk ndezën asnjë dritë jeshile për fatin e të riut.

“Ka qenë vjeshta e vitit 1998, kur iku me dy shokë. Kur ktheheshin shokët na kujtonte me dhuratat. Ai qëndroi në Tetovë. Ikte dhe vinte, punonte atje, deri në janar 1999 kur nuk u pa më. Dy kushërinjtë u nisën me vëllanë tim. Ai sillte dhuratat me shokë të tjerë nga Kukësi, kishte shumë shokë të tjerë atje. Rexhepi është takuar nga Murati dhe i kishte thënë se donte të lëvizte nga Maqedonia e Veriut drejt Italisë. Shokët e mi thotë Murati e kanë parë në Brindizi të Italisë. Në vitin 1999 e prisnim, por na thanë se ka ikur”-e nis kështu rrëfimin e tij Shaban Kaloshi, vëllai i Rexhepit.

Rexhepi u kishte komunikuar më parë se do të vinte në Shqipëri bashkë me pronarin maqedonas me të cilin kishte një marrëdhënie të shkëlqyer.

“Vëllai na tha se në janar të vitit 1999 do të vinte bashkë me pronarin maqedonas, pak muaj pasi ndodhej atje. Dy vite me radhë shpresuam, pastaj kishim një informacion se ishte në një burg të Maqedonisë së Veriut. Na erdhi një letër nga një person i afërm, që ndodhej në burg në Shqipëri. Ai na e dha këtë informacion. Në Idrizovë, verifikuam këtë burg, pas letrës që na erdhi, por nuk mësuam asgjë. Edhe më këtë person që dërgoi letrën folëm në burg. Ai nuk dha detaje të tjera”.-tha Shabani

Pas të dhënave nga familjarët bashkëpunëtori i “Pa gjurmë”, gazetari Nevrij Ademi arriti të lidhej më një nga pronarët ku ka punuar kohë më parë Rexhepi, në Tetovë, deri ditën kur mori sendet personale dhe paratë duke u larguar.

 “Jam lidhur me pronarët e kompanisë ku ka punuar Rexhepi. Në vitin 1999 ka qenë në punë atje. Pronari tha se ka patur shumë shqiptarë atje. Ai më dha një numër, të një personi që dyshohet se e njeh Rexhepin, me emrin Izmir, me të cilin kontaktova. Është një person nga Kukësi që ka punuar me vite atje. Izmiri na mohoi se mund të kishte dijeni për vetë Rexhepin, por gjithsesi më la një takim në Tetovë”, tha ai. 

Së shpejti priten të tjera të dhëna të reja për identitetin e këtij personi me emrin Izmir, por edhe nëse ai do mund të dijë më shumë mbi fatin e Rexhep Kaloshit sot një 45-vjeçar.

Djali i dytë nga 7 fëmijët e familjes Kaloshi, rezulton i humbur që prej 21 vitesh. Vite gjatë të cilave me zhdukjen e tij, ai ka humbur edhe babain dy vite më parë. Vajza që Rexhepi në moshën 1 vjeçare, sot është e martuar. Bashkë me nënën jetuan në familjen e të atit për pak vite e më pas u larguan. 6 vite më parë edhe bashkëshortja e tij u nda nga jeta pas një aksidenti të rëndë që i mori jetën. Pjesa e mbetur e familjes janë shpërngulur në Tiranë që prej vitit 2006.

“Dyshimet e mia është se ai mund të jetë larguar shumë larg, ose edhe nuk ekziston më…”-përlotet i vëllai në studio, me të cilin Rexhepi ngjason shumë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SI PO E PËRJETOJNË SHQIPTARËT VIRUSIN KINEZ? Psikiatrja: Stres pas tërmetit, këshillat çfarë duhet të bëni (VIDEO)
Previous article KRIZA E REFUGJATËVE/ Policia maqedonase ndalon dhjetëra migrantë që kishin hyrë...

k.autor

Postime të ngjashme

38 DITË PROTESTË/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës Aktualitet

38 DITË PROTESTË/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës

SEZONI VEROR/ Nis fluksi i vizitorëve edhe nga porti i Vlorës Aktualitet

SEZONI VEROR/ Nis fluksi i vizitorëve edhe nga porti i Vlorës

PJESË E GRUPIT TË JETMIR PEPËS/ Aleks Pepaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë Aktualitet

PJESË E GRUPIT TË JETMIR PEPËS/ Aleks Pepaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT