Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i shoqëruar nga Ministri Gjiknuri e Klosi i janë drejtuar këtë të martë Elbasanit, ku janë pritur nga e gjithë kupola drejtues e policisë për të diskutuar për ngjarjet e fundit në vend. Direkt pas kësaj ka reaguar Kreu i8 grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili duke iu “vërsulur” Xhafës dhe ministrave Gjiknuri e Klosi.
Postimi i plotë:
Komedia me policine vazhdon.
Po kjo komedi e farse e madhe qe po shohim… Po c’hyjne ne kete mes ministrat Gjiknuri dhe Klosi ne balle te tavolines se policise ne Elbasan?
Policia i rrahu vajzat deputete dhe i terhoqi zvarre ne protesten per mbrojtjen e Kushtetutes dhe as falje nuk kerkoi, ndersa policet e bere njesh me krimin nuk i arreston dot.
Cfare paradoksi i madh!… Protesta e Opozites ishte per te mbrojtur Kushtetuten qe vete ministri edhe i policise Xhafa kishte propozuar , e që aq shume fliste per te si kryetar i komisionit per reformen ne drejtesi atehere.
Por sot qe kushtetuta shkelet e neperkembet Xhafa nuk flet më dhe ka te drejte…. tani eshte minister, atehere jo.


