Ajo gjithnjë di të tërheqë vëmendjen mediatike.
Këtë radhë me anë të videomesazhit të urimit për Festën e Krishtlindjes.
Mbretëresha Elizabeta e Dytë është shprehur shumë e lumtur që ka kapur shifrën e 70 viteve martesë me Mbretin Filip.
“Kur isha e vogël, asnjëherë nuk mendoja se do të arrija këtë përvjetor kaq të rëndësishëm bashkë me Mbretin Filip”, thotë ajo në regjistrimin e përvitshëm televiziv.
Një fakt tjetër interesant është se dalja e saj mbrëmë në të gjitha mediat britanike televizive ishte i 60 në rend.
Plot 60 vite që Mbretëresha Elizabeta e Dytë uron popullin e saj për Festat e Fundvitit.
ALPENews.al ju sjell videon e parë të urimit të Mbretëreshës për Krishtlindjet, regjistruar në vitin 1957.
Përgatiti: AlpeNews.al



