• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FATMIRA HAJDARI (GRUAJA AZEMIT) DO GJYKOJË BASHËN/ Gazetari: Këtë realitet mund ta gjesh vetëm në Shqipëri
Home
Aktualitet
Drejtësi

FATMIRA HAJDARI (GRUAJA AZEMIT) DO GJYKOJË BASHËN/ Gazetari: Këtë realitet mund ta gjesh vetëm në Shqipëri

11 February, 2020 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Dosja për lobimin në SHBA e kreut të PD-së, Lulzim Basha, ish-sekretarit të përgjithshëm të partisë Arben Ristani dhe financierit Ilir Dervishi ka rënë në dorë të gjyqtares Fatmira Hajdarit, bashkëshortes së Azem Hajdarit dhe nënës së deputetes Rudina Hajdari.

Për këtë fakt shkruan edhe gazetari Denis Dyrnjaja i cili thotë se një realitet të tillë mund ta gjesh vetëm në Shqipëri, ku lidhjet e politikës me drejtësinë dhe interesat okulte janë të gërshetuara në atë formë dhe mënyrë, sa një ditë miqtë mund të përplasen si armiq!

NGA DENIS DYRNJAJA:

Miqësi dhe armiqësi për politikë e drejtësi

Gjyqtarja Fatmira Hajdari duhet të gjykojë në Apel Lulëzim Bashën për çështjen e lobimit rus për llogari të PD-së. Fatmira është ish gruaja e liderit të Dhjetorit Azemit Hajdari me te cilin ka 3 fëmijë, prej të cilëve vajza e parë Rudina Hajdari është zgjedhur të futet në listën e deputetëve të PD-së nga Lulëzim Basha në zgjedhjet e vitit 2017-të. Rudina Hajdari doli nga rreshti partiak dhe refuzoi të dorëzoi mandatin e deputetes kur Lulëzim Basha urdhëroi deputetët e emëruar prej tij në lista ta dorëzonin mandateve në vitin 2019. Hajdari bëri divorc politik me partinë që themeloi i ati, por deklaron se nuk ka lidhje as me fatin e së jëmës që pret të përballet me Vettingun. Ndërsa pret këtë përballje me Vettingun Fatmira Hajdarit i shkon në dorë dosja e gjykimit të Lulëzim Bashës që për ironi i ka shkuar për qoka përkujtimore disa herë në shtëpi për bashkëshortin e ndjerë Azem Hajdari i vrarë në një atentat në shtatorin e vitit 1998 për të cilin dyshohet se janë implikuar disa protagonistë kryesorë të politikës, të cilët ishin interesuar që Azem Hajdari të mos ishte aktor dhe protagonist në jetën politike për shumë arsye.

Ky nuk është thjeshtë një kazus procedural penal, por një realitet që mund ta gjesh vetëm në Shqipëri, ku lidhjet e politikës me drejtësinë dhe interesat okulte janë të gërshetuara në atë formë dhe mënyrë, sa një ditë miqtë mund të përplasen si armiq!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEL FOTO! Presidenti i Juventusit takohet me Sarrin dhe jep ultimatumin për...
Previous article SI U BË TIRANA METROPOL? Popullsia u rrit nga 50 mijë, në 895 mijë banorë, në 100 vite

F.autor

Postime të ngjashme

"AKUZAT PËR KËRCËNIM JANË TË PAVËRTETA"/ Bajrat kallëzojnë deputeten Koçeku në Prokurori Aktualitet

"AKUZAT PËR KËRCËNIM JANË TË PAVËRTETA"/ Bajrat kallëzojnë deputeten Koçeku në Prokurori

"LASH NAM ME BABIN O VËLLA, ATIJ JA MORA LEKËT"/ Zbardhen BISEDAT e Orest Sotës me Alfredo Hamzain: Punë e vogël 115 kg… Aktualitet

"LASH NAM ME BABIN O VËLLA, ATIJ JA MORA LEKËT"/ Zbardhen BISEDAT e Orest Sotës me Alfredo Hamzain: Punë e vogël 115 kg…

DETAJET/ Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit Aktualitet

DETAJET/ Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT