• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LËVIZJA E RADHËS/ Deputetët s’heqin dorë nga nënshkrimi për shfuqizimin e Speciales
Home
Rajon

LËVIZJA E RADHËS/ Deputetët s’heqin dorë nga nënshkrimi për shfuqizimin e Speciales

26 December, 2017 Redaktor2 Rajon

Deputeti i PDK-së Nait Hasani thotë se nuk kanë hequr dorë nga kërkesa për mbajtjen e seancës së Kuvendit për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. Në anën tjetër, në medie kanë nisur të lakohen emrat se kush mund të jenë të akuzuarit e parë.

Katërdhjetë e tre deputetët të cilët të premten e kaluar kanë dhënë nënshkrimet e tyre për shfuqizimin e Gjykatës Speciale nuk do të heqin dorë nga kërkesa e tyre.

Kështu kanë bërë të ditur disa prej tyre, të cilët kanë thënë se Kryesia e Kuvendit tash duhet të ecë përpara që ta thërrasë mbledhjen (pas pushimit).

Shfuqizimi i Speciales kishte dështuar të realizohej të premten mbrëma, meqë Kryesia nuk kishte pasur kuorum të mbante mbledhje për ta caktuar seancën e jashtëzakonshme, ani pse një gjë të tillë e tentoi dy herë radhazi.

Nga ana tjetër, meqë po ofrohet koha e funksionalizimit të Speciales disa emra tashmë kanë nisur të dalin në medie si emra potencialë ndaj të cilëve do të ngrihen aktakuzat e para nga Gjykata Speciale. Mirëpo, të kontaktuar nga “Zëri” ata i kanë cilësuar spekulime këto raportime.

Ndërkaq, përderisa përfaqësuesit e LVV-së thonë se do ta kenë qëndrimin e njëjtë siç kishin gjatë vitit 2015 lidhur me Gjykatën Speciale, ata të LDK-së thonë se kërkesa për ta shfuqizuar atë është bërë kryekëput për interesa të ngushta personale

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Xhafaj në Elbasan/ Prezantohet platforma e re e Policisë: Do godasim fort paligjshmërinë (FOTO)
Previous article Taksisti tregon tmerrin e grabitjes: Si më rrahën, më futën në bagazh e pastaj… (EMRI)

Redaktor2

Postime të ngjashme

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona Rajon

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona

UGJEDHJET NË KOSOVË/ Pjesëmarrja arrin në 7.98%, Prishtina kryeson me numrin e votuesve Rajon

UGJEDHJET NË KOSOVË/ Pjesëmarrja arrin në 7.98%, Prishtina kryeson me numrin e votuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT