• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Jam i mërzitur, s’dua të jetoj më kështu”! Fjalët e fundit të korçarit para vetëvrasjes
Home
Aktualitet
Kronikë

“Jam i mërzitur, s’dua të jetoj më kështu”! Fjalët e fundit të korçarit para vetëvrasjes

26 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Kronikë

Vetëvritet në ditën e Krishtlindjes 56­ vjeçari, pasi fëmijët, që jetonin me ish-­bashkëshorten e tij, refuzuan të kalonin festën me të. Sipas Policisë, 56­vjeçari Andrea Diamanti është gjetur i vetëvarur në papafingon e banesës së tij nga i vëllai, ndërkohë që jetonte i vetëm pas divorcit nga bashkëshortja.

Prej 4 vitesh, çifti i kishte dhënë fund martesës, ndërkohë që jetonin në shtetin grek. Dy vite më parë, 56­ vjeçari kishte vendosur të kthehej në Shqipëri. Sipas të dhënave, Andrea Diamanti, për 25 vite kishte punuar si emigrant në shtetin fqinj së bashku me bashkëshorten dhe dy djemtë, por 4 vite më para ai ishte divorcuar dhe pjesa tjetër e familjes kishte vendosur të vazhdonte jetën në shtetin grek, ndërsa Diamanti kishte vendosur për t’u kthyer në Shqipëri ku edhe jetonte i vetëm. Ai ishte rikthyer në banesën e tij, e cila ndodhej në afërsi të urës së Mborjes në periferi të qytetit të Korçës, pikërisht atje ku edhe është vetëflijuar. Mbrëmjen e së hënës, 56­ vjeçari është vetëflijuar, ndërkohë që ka qenë vetë vëllai i tij, ai i cili e ka gjetur trupin e pajetë, shkruan Panorama.

Sipas vetë të afërmve të viktimës, ai ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike që pas divorcit me bashkëshorten dhe gjendja e tij është rënduar edhe më tepër përgjatë javës së fundit pasi fëmijët e tij kishin refuzuar të vinin në Shqipëri që të kalonin së bashku Krishtlindjen. Një javë më parë, ai u kishte kërkuar të dy djemve të tij që të vinin dhe të festonin së bashku, por ata i janë përgjigjur negativisht ftesës së të atit për shkak të angazhimeve të punës në shtetin helen. Kjo ka ndikuar keq duke e rënduar akoma më shumë gjendjen psikologjike të Andrea Diamantit, i cili përgjatë ditëve të fundit e kishte shprehur hapur te të afërmit se nuk donte të jetonte më dhe se donte t’i jepte fund jetës. “Jam i mërzitur, nuk dua të jetoj më kështu”, mësohet se ishte shprehur ai, por askush nuk e kishte menduar se ai do ta vinte në zbatim atë që thoshte. Sipas të dhënave, paraditen e së hënës, 56­ vjeçari është parë nga fqinjët, të cilët i ka përshëndetur. Por, prej orës 12:00 të mesditës, askush nuk e kishte parë dhe as kishte mundur të kontaktonte me të në telefon. Ka qenë vëllai i tij, ai i cili, i shqetësuar, ka shkuar për të kontrolluar në banesë, por e ka gjetur të pajetë 56­vjeçarin, i cili ishte vetëflijuar në papafingo. Menjëherë, ai ka sinjalizuar Policinë, e cila ka nisur hetimet për rastin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Aktorja amerikane që shkëlqeu në vitet '80 humb jetën nga një sëmundje e rëndë
Previous article Paraqitja e mirë ndaj Liverpoolit ia siguron kontratën e re yllit të Arsenalit

Redaktor2

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR POGRADEC-QAFË THANË/ Përplasen dy mjete, të lënduarit transportohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR POGRADEC-QAFË THANË/ Përplasen dy mjete, të lënduarit transportohen në spital

"LA PAS FËMIJËN 8 MUAJSH"/ Të afërmit hapin GoFundMe në ndihmë të familjes së policit të vrarë gjatë detyrës, Enea Mekolli Aktualitet

"LA PAS FËMIJËN 8 MUAJSH"/ Të afërmit hapin GoFundMe në ndihmë të familjes së policit të vrarë gjatë detyrës, Enea Mekolli

SOT NDESHJA SHQIPËRI-LUKSEMBURG/ Policia tregon rrugët që do të bllokohen Aktualitet

SOT NDESHJA SHQIPËRI-LUKSEMBURG/ Policia tregon rrugët që do të bllokohen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT