• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NË SKANERIN E “ANTI-KÇK” DO KALOJNË TË GJITHË”/ Balla: Mos u habisni kur javët në vijim të goditen…
Home
Politikë

“NË SKANERIN E “ANTI-KÇK” DO KALOJNË TË GJITHË”/ Balla: Mos u habisni kur javët në vijim të goditen…

6 February, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se akti normativ për paketën “Anti-KÇK” do të kalojë në Kuvend, pasi sipas tij, ka mbështetjen e shqiptarëve dhe të partnerëve ndërkombëtar.

Duke folur për media, Balla tha se në skanerin e “Forcës së Ligjit” do të kalojnë të gjithë personat, që e kanë ngritur pasurinë e tyre nga aktiviteti kriminal, apo që kanë me terrorizmin, duke paralajmëruar se ditët dhe javët në vijim do të ketë goditje të çdo lloj pasurie, që mund të fshehë lidhje me terrorizmin.

“Përgjigjja është në Kushtetutë. Akti normativ miratohet ekzakt, siç ka ardhur. Duhet të kuptoni që grupi i PS e mbështetë tërësisht aktin normativ, propozuar nga qeveria e Ramës, dhe është një hap i rëndësishëm, i cili çdo ditë që kalon ka mbështetjen e qytetarëve shqiptarë, si dhe të partnerëve të rëndësishëm të Shqipërisë. Qoftë në takimin me Merkel, qoftë në takimin me Pompeo, kjo paketë jo vetëm është prezantuar, po ka gjetur mbështetjen e partnerëve.

Kjo është një garanci më shumë për ta çuar luftën dhe goditjen kundër krimit të organizuar në një nivel të ri të paparë deri më tani në Shqipëri. Fakti që fokusi i kësaj goditje janë asetet e siguruara përmes veprimtarive kriminale, iu garantoj që ky aksion do të ketë sukses dhe prej tani e tutje askush nuk do t’i shpëtojë sitës së operacionit “Forca e Ligjit’.

Akti normativ do të kalojë ashtu siç ka ardhur, sepse është domosdoshmëri, që i bën mirë Shqipërisë dhe rrugës evropiane. Më vjen keq që rikonstatoj një vetëvrasje politike të opozitës, që kundërshton këtë akt, pra një stad të ri të luftës kundër krimit dhe terrorizmit. Fokusi i ligjit është edhe asete, apo llogari bankare, apo pasuri të tjera, që mund të jenë ngritur, nën mbështetjen e personave të lidhur me terrorizmin. Skaneri i këtij operacioni do të vijojë po njëlloj. Mos u habisni kur në ditët në vijim të keni goditje apo skanim të çdo lloj pasurie, që mund të fsheh lidhje me terrorizmin”, tha Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I SHPËTUAN DREJTËSISË DUKE MARRË PAFAJËSI/ Anti-KÇK u vihet pas Plarent Dervishajt dhe Suel Çelës, aktivitet kriminal në Gjermani e Itali
Previous article "DIÇKA KA NDODHUR NË MADRID"/ Guardiola: Meqë Hazard nuk po luan…

Delo.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI I VLORA HYSENIT/ Presidenti Begaj pritet të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar javën e ardhshme Aktualitet

ARRESTIMI I VLORA HYSENIT/ Presidenti Begaj pritet të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar javën e ardhshme

KODI PENAL/ Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj? Aktualitet

KODI PENAL/ Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?

TENSIONE NË PROTESTËN TE KUVENDI/ Përplasje me policinë afër selisë së PD-së! 10 të shoqëruar për sulm ndaj efektivëve, disa prej tyre arrestohen! Aktualitet

TENSIONE NË PROTESTËN TE KUVENDI/ Përplasje me policinë afër selisë së PD-së! 10 të shoqëruar për sulm ndaj efektivëve, disa prej tyre arrestohen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT