Këto foto tregojnë plagët dhe lodhjen në fytyrë të punonjësve shëndetësorë në qytetin kinez Wuhan, që po bëjnë të pamundurën për të parandaluar zgjerimin e koronavirusit.

Imazhet janë shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale dhe tregojnë sakrificën e mjekëve dhe infermierëve, që po bëjnë gjithçka që të kujdesen sa më mirë për pacientët e sëmurë.

Mediat lokale raportojnë se stafi shëndetësor në Wuhan në lindje të provincës kineze Hubei, po punojnë pa orar apo më mirë thënë “non-stop”.

Ata mbajnë maska mbrojtëse në fytyrë të cilat janë aq të ngushta, sa që u lënë shenja në fytyrë.  (TemA)