• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BILANCI PËR TËRMETIN E 26 NËNTORIT/ Çuçi: Dëme dhe humbje rreth 1 miliard euro. Udhërrëfyes për Programin e Rindërtimit
Home
Politikë

BILANCI PËR TËRMETIN E 26 NËNTORIT/ Çuçi: Dëme dhe humbje rreth 1 miliard euro. Udhërrëfyes për Programin e Rindërtimit

5 February, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

“26 nëntori i vitit 2019 do të mbahet mend si një ditë e rëndë për ne shqiptarët. Një tërmet shkatërrimtar me magnitudë 6.3 ballë shkaktoi 51 viktima, plagosi 900 të tjerë, si dhe zhvendosi nga banesat e dëmtuara rreth 17 mijë njerëz. Në total prej kësaj katastrofe natyrore u prekën 202 291 persona në 11 njësi të qeverisjes vendore”.

Kështu deklaroi ministri i Shtetit për Çështjet Vendore njëherazi dhe ministri fuqiplotë për gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit, në konferencën për raportin e tërmetit të 26 nëntorit dhe dëmeve të shkaktuara. Ai tha se përkundër kësaj situate të rëndë e të pazakontë për vendin tonë, qeveria shqiptare ndërmori masa të menjëhershme për operacionin e kërkim-shpëtimit në rrënoja dhe gjithashtu për strehimin e familjeve të mbetura në qiell të hapur.

Çuçi tha se raporti PDA është hartuar sipas gjithë standardeve të 3 organizatave të BE, Bankës Botërore dhe Agjencive të Kombeve të Bashkuara dhe me të njëjtën metodologji që është përdorur dhe në rastet e fatkeqësive natyrore në botë. 985,074,906 euro është dëmi total sipas llogaritjeve nga tërmeti.

“Një kontribut i madh dhe solidaritet i jashtëzakonshëm erdhi nga miqtë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, pa të cilët s’do ta kishim të lehtë përballimin e gjendjes së krijuar në qarqet Durrës, Lezhë e Tiranë. Një javë pas katastrofës qeveria shqiptare kërkoi mbështetjen e Bashkimit Europian, Kombeve të Bashkuara dhe Bankës Botërore për të nisur së bashku një proces tjetër tejet të rëndësishëm; vlerësimin e plotë dhe gjithëpërfshirës të nevojave pas katastrofës, për të identifikuar në këtë mënyrë dëmet, humbjet dhe nevojat e rikuperimit që vijnë nga tërmeti”, u shpreh Çuçi.

Sipas tij, rreth 90 persona, mes tyre 60 ekspertë të huaj dhe vendas, si dhe zyrtarë të institucioneve shqiptare, arritën që në kohë rekord, si asnjëherë më parë, ta përfundonin raportin e vlerësimit më 30 janar 2020. Dëmi i vlerësuar nga tërmeti shkon në rreth 1 miliard euro.

“Është punuar me ritëm të lartë për 45 ditë, pa pushim, në mënyrë që ky dokument i domosdoshëm dhe çertifikuar ndërkombëtarisht të ishte gati.
Raporti PDNA është hartuar sipas standardeve të BE, BB dhe UNDP dhe me të njëjtën metodologji që është përdorur edhe në rastet e fatkeqësive të tjera natyrore në botë. Raporti është furnizuar me të dhëna përmes sistemit të akt-verifikimit dhe raportimit on-line të dëmeve. Krahas ngritjes së këtij sistemi në kohë rekord, po në kohë rekord u bë verifikimi i mbi 50 mijë ndërtesave të cilat përbëjnë 80% të totalit të objekteve të dëmtuara nga tërmeti si dhe u verifikuan 100% të gjitha ndërtesat me rrezikshmëri të lartë. Gjithashtu, një ndihmë të pakursyer dhanë edhe krye bashkiakët, dhe Paralelisht me këtë proces janë zhvilluar dhe 4 anketa në të 3 qarqet për të evidentuar pasojat socio-ekonomike të familjeve dhe bizneseve. Ekspertët që janë angazhuar në këtë proces, në bazë të metodologjisë së gjithëpranuar, kanë vlerësuar dëme dhe humbje në shumën prej 985,074,906 Euro”.

Megjithatë ai tha se kur vjen fjala tek vlerat financiare të cilat do t’i shpjegojë më mirë ekspertja. “Vlen të theksohet se ky dokument nuk është shterues dhe do të shërbejë si udhërrëfyes për Programin e Rindërtimit. Unë gjej rastin këtu të falënderoj në mënyrë të veçantë të gjithë ekipin e ekspertëve që kanë punuar për këtë raport pa të cilin ne nuk mund të shkonim në konferencën e donatorëve më 17 shkurt në Bruksel.
Sot kemi një dokument të plotë, që adreson të gjitha nevojat që ka Shqipëria për rimëkëmbjen pas katastrofës natyrore të 26 nëntorit. Qeveria shqiptare do të udhëheqë dhe zbatojë programin e madh të rindërtimit, i cili sigurisht kërkon bashkëpunimin dhe një qasje aktive të qytetarëve.
Deri më tani kemi miratuar një fond për këtë program, si dhe 18 zona të reja ndërtimore në qarqet e prekura nga tërmeti. Ky program është një sipërmarrje e madhe.
Për të përmbushur të gjitha nevojat dhe për të adresuar çdo problematikë, si dhe rreziqet e katastrofave natyrore në të ardhmen, kërkohet një mobilizim i përbashkët i burimeve financiare. Unë besoj se kjo do të ndodhë në konferencën e donatorëve”, deklaroi ministri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUKËSI PËRFSHIHET NGA DËBORA/ Probleme me energjinë elektrike në disa fshatra
Previous article ARRESTOHET DY TË RINJ NË FIER/ Njëri për armëmbajtje pa leje, tjetri për vjedhje

Delo.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI I VLORA HYSENIT/ Presidenti Begaj pritet të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar javën e ardhshme Aktualitet

ARRESTIMI I VLORA HYSENIT/ Presidenti Begaj pritet të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar javën e ardhshme

KODI PENAL/ Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj? Aktualitet

KODI PENAL/ Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?

TENSIONE NË PROTESTËN TE KUVENDI/ Përplasje me policinë afër selisë së PD-së! 10 të shoqëruar për sulm ndaj efektivëve, disa prej tyre arrestohen! Aktualitet

TENSIONE NË PROTESTËN TE KUVENDI/ Përplasje me policinë afër selisë së PD-së! 10 të shoqëruar për sulm ndaj efektivëve, disa prej tyre arrestohen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT