Kryefjala e ditës së sotme veç vijimit të operacionit të ANTI-KÇK, u bë edhe zëdhënësja që u shfaq në komunikimin me mediat me syze të errëta dielli dhe kapele.
Opozita dhe rrjeti nisi menjëherë me statuset ironike duke mos u fokusuar tek thelbi që është por tek paraqitja e saj.
Por si qendron e vërteta?
Syzet janë pjesë e uniformës së të gjithë pjesëtarëve të OFL dhe është standard nderkombëtar për të gjithë trupat elitë të kësaj kategoria.
Arsyeja e vënies edhe në konferencë për shtyp? Farë e thjeshtë.
Për të mos u identifikuar publikisht, duke qenë se përballen e do vijojnë përballjen çdo ditë me krimin e organizuar.
Të gjithë duhet të mësohen, pasi zëdhënësen e operacionit do ta shohim gjithnjë e më shumë në daljet publike, duke qenë se është perzgjedhur që të mbulojë marredheniet me mediat dhe publikun nga komanda drejtuese e OFL, për të gjitha operacionet që do të realizohen në vijmësi.
ALPEnews.al


