Në rubrikën tonë sot do të fokusohemi tek komentet në “Trip Advisor”.
Aty gjen komente nga më të ndryshme të turistëve të huaj që përshkruajnë eksperiencën e bukur që kanë kaluar në vendin tonë.
ALPENews.al zgjedh disa komente që tregojnë realitete të ndryshme nga njerëz dhe kombësi po ashtu të ndryshme. Sot destinacioni është Kalaja e Rozafës (Shkodër).
Komenti i një të huaje:
“Nuk e di pse më pëlqen kjo kala…Ka një pamje të mrekullueshme. Kalaja është e madhe dhe mund të shihni disa qytete nga atje.”
“Shkova në mbrëmje. Vizita jonë rastisi në një nga perëndimet më të pabesueshme! Nuk ishim më shumë se 20 vetë brenda ndërsa ne ishim atje (mesi i tetorit, mbrëmje). Ky mund të jetë një nga vendet më të bukura që kam qenë ndonjëherë.Vetëm se do dëshiroja që të kishte më shumë informacion për gjithçka që ne po shihnim. Ne hipëm / ecëm me biçikleta lart dhe patëm një udhëtim argëtues poshtë.”
Rreth e Rrotull Shqipërisë




