Një ngjarje e rëndë ndodhi pak para mesnate në Xhafzotaj të Durrësit, Lulëzim Cuku 45-vjeç veau me tikë basjkëshorten e tij 33-vjeçe Manjola Cuku. Krimi i rëndë ka ndodhur në sy të 3 fëmijëve të mitur të çiftit.
Mësohet se familja kishte ardhur nga Peshkopia, për të jetuar në Xhafzotaj. Fill pas vrasjes autori i krimit Lulëzim Cuku është larguar nga vendi i ngjarjes.
Mendohet se Manjola Cuku dyshohet se i ka kthyer fjalën burrit, Lulëzim Cukut, ndërsa ky i fundit ka shkuar deri më marrëzi sa ka marrë thikën nga kuzhina dhe ka goditur nënën e 3 fëmijëve të tij të mitur.
Godina 4-katëshe është mbyllur, pasi në banesë jetonte vetëm çifti Cuku, ndërsa dy vëllezërit e autorit jetojnë e punojnë në shtetin grek.Edhe ceremonia mortore e 33-vjecares që mbeti e vrarë do të zhvillohet në vendlindje në Dibër. Të afërmit e çiftit kanë marrë fëmijët dhe trupin e Manjola Cukut, duke mbyllur banesën e shtëpisë. Pas disa orësh arrati 45-vjeçari është vetëdorëzuar në polici ku dhe dëshmoi se kishte tentuar të vriste veten.
Fatkeqësisht ky nuk është rasti i vetëm kur burri vret në mënyrë mizore gruan, me thikë. Në shumë prej rasteve motivi kryesor duket te jetë xhelozia por edhe mentaliteti i prapambetur, siç është edhe rasti i Durrësit ku per tragjedinë majftoi një fjalë e kthyer.
Ngjarja që tronditi Vlorën, burri theri me thikë gruan
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë ku burri vrau gruan.
Ngjarja duket se ishte një krim i paralajmëruar. Teodor Lera, 53 vjeç dhe Eva Lera, 45 vjeçe kishin edhe konflikte të mëparshme.Disa kohë më parë, çifti i bashkëshortëve përfundoi në polici, pasi burri i kishte çarë kokën të shoqes Evës, por ajo e kishte falur dhe u ribashkuan. Pas sherrit, burri ka marrë thikën duke e goditur disa herë gruan, e cila ka humbu jetën në vend.
Burri vret gruan me thikë në zemër, në sy të djalit 8-vjeçar
Një tjetër krim në familje trondit opinionin publik. Adriatik Kuka vrau me thikë në zemër gruan e tij 36-vjeçare Hazbijen në banesën e tyre në zonën e Spitallës në Durrës. Nga të dhënat paraprake dyshohet se ngjarja ka motivet e xhelozisë. Të njëjtat burime thanë se krimi ndodhi në sy të djalit 8-vjeçar të çiftit.
Tragjedi në Kavajë, burri vret me thikë gruan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen 18 në Durrës. Burri ka qëlluar me thikë gruan e tij, rreth 40 vjeçe duke i shkaktuar vdekjen.Viktima, sipas policisë, është Asbije Kuka, rreth 40 vjeçe, ndërsa autori Ardian Kuka. Mes çiftit ka pasur një sherr dhe burri më pas e ka qëlluar me thikë.





