Lulzim Basha duket se së fundmi ka ndryshuar strategjinë e komunikimit. Dy ditë më parë, kreu i PD u fotografua duke pirë kafe me miq të mirë siç i quante ai.
Sot, Basha ka postuar një tjeter foto teksa shihet pasi ka bërë pazarin me një prej qytetareve.
Këtë moment siç e quan edhe ai, e ka ironizuar sekretari i mediave në PS, Alfred Peza i cili nepermjet një statusi në “Facebook” zbulon pesë pikat e strategjisë së re të Lulit për të nrrëzuar Edin.
Postimi i plotë
Zbulohen 5 pikat e strategjisë së re të Lulit për të rrëzuar Edin.
Hapi i parë: Del e porosit një kafe për qejfin e vet.
Hapi i dytë: E pi gjith tangërrllik me menaxherin e lokalit tlagjes.
Hapi i tretë: Del dhe blen domatet te tregu përballë.
Hapi i katërt: Shkon fshehtas në shpi dhe grin sallatë gjithë ditën.
Hapi i pestë: Ja këput gjumit, deri nesër në mëngjes…
Alpenews.al


