• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
THJESHTËSIA E DJALIT TË MILARDIERIT RUS/ Jeton me qera dhe përdor metro për të shkuar në punë
Home
Jetë

THJESHTËSIA E DJALIT TË MILARDIERIT RUS/ Jeton me qera dhe përdor metro për të shkuar në punë

31 January, 2020 k.autor Jetë

Alexander Fridman është djali i personit të 11-të më të pasur të Rusisë, por bën një jetë shumë të thjeshtë.

Sipas “Bussiner Insider“, djali jeton me qira në një apartament me dy dhoma në periferi të Moskës për 500 dollarë në muaj dhe përdor metro për të shkuar në punë çdo ditë.

“Unë ha, jetoj dhe vishem me gjithçka që fitoj vetë”, tha 19-vjeçari Fridman, babai i të cilit, Mikhail Fridman, ka një pasuri prej 13.7 miliardë dollarësh.

Babai i tij, miliarderi Mikhail Fridman

Fridman u kthye në Moskë vitin e kaluar, pasi mbaroi shkollën e mesme në Londër.

Pesë muaj më parë, ai krijoi “SF Development”, duke përdorur lidhjet dhe njohjet e tij.

“SF Development” shpërndan produkte në dyqanet me pakicë të babait të tij, përveç klientëve të tjerë.

“Unë kam miq që kanë mbaruar studimet dhe janë 23 vjeç tani, të cilët fitojnë nga  80 mijë dollarë në 100 mijë dollarë duke punuar 16 orë në ditë.

Ju mund të fitoni më shumë para dhe në një mënyrë më të zgjuar”, tha Fridman.

Babai i Fridmanit, Mikhail Fridman, u bë personi i 11-të më i pasur i Rusisë me kompaninë themeluese të investimeve “Alfa Group”.

Kompania ka aksione në supermarketet “X5 Retail Group” dhe në bankën e pestë më të madhe të Rusisë.

Aleksandri tha për median se planifikon ta dhurojë pasurinë e tij për bamirësi në vend që ta mbajë në familjen që do të krijojë më vonë.

“Babai im më tha që në vendin tonë biznesi dhe politika janë ndërthurur thellësisht. Unë jetoja me mendimin se kurrë nuk do të trashëgoja ndonjë pasuri”, u shpreh Alexander Fridman.

Rruga që ka zgjedhur Fridman është  e pazakontë midis fëmijëve të njerëzve më të pasur të Rusisë, pasi trashëgimtarët shpesh nuk e shmangin madhështinë që kanë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERKATO E JANARIT DREJT FUNDIT/ Nga Kukësi te Flamurtari, shikoni të gjitha lëvizjet e bëra
Previous article KEJVINA KTHELLA DHE SEVEN SARAÇI JANË BASHKË? Shoqëruan njëri-tjetrin në festën e 50 Cent

k.autor

Postime të ngjashme

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet Jetë

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

"NUK E NJOHIM MË"/ Çifti amerikan që strehoi 26-vjeçarin afgan tronditet nga akuza për vrasjen e misionares britanike Jetë

"NUK E NJOHIM MË"/ Çifti amerikan që strehoi 26-vjeçarin afgan tronditet nga akuza për vrasjen e misionares britanike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT