• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARANDALIMI I KORONAVIRUSIT/ Pikat kufitare në juglindje me ekip mjekësor përgjatë 24 orëve
Home
Sociale

PARANDALIMI I KORONAVIRUSIT/ Pikat kufitare në juglindje me ekip mjekësor përgjatë 24 orëve

31 January, 2020 k.autor Sociale

Pas shpalljes së emergjencës globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për virusin kinez (koronavirus), Ministria e Shëndetësisë mblodhi për herë të dytë në orën të 09:00 të paradites së sotme, Task-forcën, për të përcaktuar edhe masat shtesë për mbrojtjen nga rreziku i këtij virusi.

Task-forca u mblodh tre ditë më parë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila theksoi se Shqipëria është më pak e rrezikuar se vendet e BE, pasi nuk ka linjë ajrore të drejtpërdrejtë me Kinën, e për pasojë shtetasit kinezë kalojnë disa tranzite në aeroporte të këtyre vendeve deri në mbërritjen në Shqipëri.

Ky virus ka shkaktuar deri më tani 213 viktima, ndërsa numërohen mbi 10 000 të prekur, kryesisht në provincën e izoluar tashmë, Wuhan ku dhe u shfaq për herë të parë.

Në të gjithë pikat kufitare të Juglindjes por jo vetëm, janë marrë masa të shtuara për sa i përket parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se grupet e mjekëve do të jenë në gatishmëri përgjatë 24 orëve dhe do të alternohen me turne. Përveç grupit të mjekëve dhe policëve të trajnuar së fundmi pikave doganore u është shtuar edhe një ambient që do të ekzaminohen rastet e dyshuara.

Drejtoritë e Shëndetiti Publik prej ditës së djeshme kanë vendosur në teren grupe mjekësh e specialistë të cilët do të verifikojnë çdo person që vjen nga vendet aziatike, sidomos atyre të zonave të prekura nga koronavirusi që hyjnë në territorin shqiptar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË TË FORTË SE LICAJT DHE BAJRAJT"/ Artan Hoxha flet për “Doçin” e Shkodrës: Bëjnë ligjin, ja avantazhet që kanë
Previous article JANË PËRFOLUR PËR NJË LIDHJE/ Mikesha e tyre nxjerr zbuluar Orin dhe Islin (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes Aktualitet

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes

PARASHIKIMI I MOTIT/ Si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

HARTAT E KUQE/ IGJEO: Rrezik i lartë për zjarre në nëntë qarqe, temperaturat arrijnë deri në 41° C Aktualitet

HARTAT E KUQE/ IGJEO: Rrezik i lartë për zjarre në nëntë qarqe, temperaturat arrijnë deri në 41° C

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT