Pas shpalljes së emergjencës globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për virusin kinez (koronavirus), Ministria e Shëndetësisë do të mbledhë për herë të dytë në orën të 09:00 të paradites së sotme, Task-forcën, për të përcaktuar edhe masat shtesë për mbrojtjen nga rreziku i këtij virusi.
Task-forca u mblodh tre ditë më parë nga ministrja e ShëndetësisëOgerta Manastirliu e cila theksoi se Shqipëria është më pak e rrezikuar se vendet e BE, pasi nuk ka linjë ajrore të drejtpërdrejtë me Kinën, e për pasojë shtetasit kinezë kalojnë disa tranzite në aeroporte të këtyre vendeve deri në mbërritjen në Shqipëri.
Ky virus ka shkaktuar deri më tani 213 viktima, ndërsa numërohen mbi 10 000 të prekur, kryesisht në provincën e izoluar tashmë,Wuhan ku dhe u shfaq për herë të parë.
“Plani i masave që ne po zbatojmë që përfshinë nivele të caktuar veprimesh sipas shkallë së rrezikshmërisë sepse ne jemi vend me rrezikshmëri të ulët, bazohet në atë plan masash që deri dje janë marrë në raport me kontrollin në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Do doja të informoja që pas shpalljes së emergjencës globale ne do të rrisim përforcimin aktiv të survejancës, për gjurmimet e rasteve dhe izolimin e tyre, si dhe koordinimin e institucioneve për aplikimin e këtyre masave bazuar në uhdëzimet e OBSH. Dua të theksoj edhe njëherë që ne kemi një survejancë shumë të mirë të infesioneve respiratore. Kemi të gjitha masat që do të ndërmarrin në raport me shkallën e rrezikshmërisë. Është e nevojshme që të gjithë strukturat të përforcojnë masat për zbulimin e hershëm të rasteve, të realizojmë izolimin e rasteve bazuar në udhëzimin e OBSH. OBSH dhe të dhënat e saj kanë treguar deri në këtë moment që kufizimi mund të jetë jo efektiv ndaj ne do të rrisim edhe këshillimin e udhëtarëve që udhëtojnë drejt Kinës. Në të gjithë pikën e kalimit kufitar po përforcohen edhe në mbështetje të vendimit të fundit të OBSH masat dhe kontrollet higjeno-sanitare. Po kryhet me imtësi vlerësimi i çdo rasti. Mjekët që janë pjesë e ISHP po koordinojnë veprimet në zbatim të udhëzimeve ndërkombëtare për të asistuar çdo rast dhe për të marrë masat e nevojshme. Deri tani nuk ka asnjë rast me këtë virus në Shqipëri. Por në do të përforcojmë masat në raport me atë që po ndodh sot në botë“, tha Manastirliu.


