Një furgon me 9 pasagjerë të ardhur nga Kina janë ndaluar në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit në Shkodër që lidh Shqipërinë me Malin e Zi. Kinezët kishin ardhur nga Kina për qëllim për të vizituar Shkodrën, por nga frika e koronavirusit që tashmë ka prekur edhe disa vende europiane ka bërë që policia doganorë të njoftojë grupin e mjekëve të Kelmendit të cilët kanë mbërritur aty.
Mjekët kanë kryer për disa orë kontrolle të imtësishme, ndërsa me pas janë lëtë janë lënë që të kalojnë pasi asnjëri nuk kishte shenja të koronavirusit.
Ndërkohë ka qenë njëri prej turistëveqë ka treguar edhe kontrollin që u është bërë nga mjekët për disa orë ndërsa është optimist duke thënë se do të gjendet një mënyrë që Kina ta zhdukë koronavirusin.
“Kemi disa orë këtu. Ne kemi ardhur nga Kina dhe është hera jonë e parë që vijmë në Shqipëri dhe po shkojmë ta eksplorojmë Shqipërinë. Kam shëtitur 9 shtete në botë deri më tani. Kam ardhur këtu me familjen time dhe shoqërinë time nga Kina. Çdo gjë do bëhet më mirë nesër dhe çdo gjë do kalojë dhe ne do e gjejmë një mënyrë që ta vrasim virusin” u shpreh turisti.
Mjeku Ardian Këlliçi i cili mbulon zonën e Kelmendit që përfshin edhe pikën kufitare të Hanit të Hotit pas kontrolleve të turistëve kinez u shpreh se ata nuk kishin asnjë shenjë dhe është dhënë konfirmimi për ta kaluar pikën kufitare të Hanit të Hotit për të ardhur drejt Shkodrës.
Pas kontrolleve turistët kinez morën pasaportat dhe vijuan rrugëtimin e tyre drejt qytetit të Shkodrës për t’u rikthyer pas pak orësh sërish në Malin e Zi.
Në pikat kufitare të Hanit të Hotit, Muriqanit dhe Bashkimi në Gërçar të Vermoshit janë marrë masat për turistët kinez apo edhe shtetas të tjerë të huaj që mund të shfaqin shenja dyshuese të koronavirusit.
Po kështu masa të shtuar ka në të gjitha pikat kufitare të Shqipërisë. Dy ditë më parë në portin e Durrësit u ndaluan dy kinezë, por edhe ata rezultuan të pastër dhe u lanë të lirë të vazhdonin udhëtimin e tyre.


