• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KEMI RRITJE TË INVESTIMEVE TË HUAJA”/ Rama: Do përmirësojmë klimën e biznesit, kush vonon shërbimin online do të gjobitet
Home
Politikë

“KEMI RRITJE TË INVESTIMEVE TË HUAJA”/ Rama: Do përmirësojmë klimën e biznesit, kush vonon shërbimin online do të gjobitet

30 January, 2020 k.autor Breaking News, Politikë

Gjatë fjalës së tij të mbajtur në forumin ekonomik në Tiranë, kryeministri Edi Rama është shprehur se në vend ka një rritje të investimeve të huaja, ndërsa theksoi se duhet përmirësuar klima e biznesit dhe administratës. Rama u ndal tek shërbimet online teksa paralajmëroi se për çdo vonesë të dokumentacionit të kërkuar, do të gjobiten punonjësit e shërbimit që kanë përgjegjësi për këtë vonesë.

“Faleminderit për ftesën dhe që më jepni mundësinë që të flas në këtë forum në një ditë shumë të mirë për historinë shqiptare për shkak se 100 vite më parë kishim kongresin e Lushnjes. Një ngjarje e rëndësishme për ndërtimin e shtetit tonë i cili i ka gjithmonë sytë nga perëndimi. Shpresoj që ky vit të jetë i mirë për BE dhe Shqipërinë, por edhe për rajonin dhe marrëdhëniet tona me të gjithë fqinjët tanë. Kjo mund të shërbejë si themel për zhvillimin e ekonomisë tonë. Së pari më lejoni të shpreh një dëshirë. Ideja ime është që përforcojmë bashkëpunimin me forumin e Delphi-t dhe të kuptojmë se si këto dy forume ndërlidhen dhe të organizojmë edhe hapa vijues që forumi  në Tiranë të shërbejë për zhvillimin e mëtejshëm të temave. Kemi normën më të ulët të papunësisë në këto 25 vite. Norma e papunësisë nuk vjen nga numri i personave që jetojnë tani në Shqipëri por bazuar në gjithë popullatën. Pra nuk ndikon largimin në uljen e papunësisë. Kemi rritje të investimeve të huaja, por kemi nevojë për më tepër. Duhet të përmirësojmë klimën e biznesit, dhe të administratës tonë që lidhet direkt me biznesin.

Brenda vitit 2020 shërbimet do të jepen me anë të internetit dhe nuk do ketë më nevojë të shkohet në vendet e huaja për të kërkuar licencat. Ne kemi arritur në përfundimin se të gjitha aplikimet duhet të përpunohen dhe të marrin përgjigje brenda afateve ligjore. Për çdo shkelje të këtyre afateve ligjore do të ketë një gjobë. Ata do të paguajnë nga xhepi për çdo vonesë të një dokumenti”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRUAJA MË E VJETËR NË BOTË/ Ndahet nga jeta në moshën 127-vjeçare (FOTO)
Previous article ZHDUKET PREJ DY DITËSH GRUAJA NGA TIRANA/ Familjarët denoncojnë në polici (EMRI+FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

ZHDUKJA E 700 MIJË EUROVE TË PENSIONEVE DHE NDIHMAVE EKONOMIKE/ Apeli lë në burg ish-drejtoreshën e Postës Durrës Aktualitet

ZHDUKJA E 700 MIJË EUROVE TË PENSIONEVE DHE NDIHMAVE EKONOMIKE/ Apeli lë në burg ish-drejtoreshën e Postës Durrës

ZJARRI NË DRENIE TË PATOSIT/ Vijon puna për izolimin e vatrave. Në terren 30 forca zjrrfikëse Aktualitet

ZJARRI NË DRENIE TË PATOSIT/ Vijon puna për izolimin e vatrave. Në terren 30 forca zjrrfikëse

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT