Erjon Veliaj shpjegon votën e disa prej këshilltareve te Lëvizjes Socialiste per Integrim pro buxhetit, ndërsa pjesa tjetër bashke me demokratet bojkotoi. Ne intervistën per emisionin e pasdites ne Vizion Plus kryebashkiaku i Tiranës thotë se këshilltaret u vetofruan duke mos iu nënshtruar lojërave dhe sterkembeshave politike.
“Në pjesën më të madhe më kanë ardhur më kanë thënë pavarësisht se cfarë thotë partia ime për këtë lojën për të vënë stërkëmbësha dhe për të sabotuar qytetin, unë s’mund të hyj në histori si dikush që ndaloi progresin e këtij qyteti, kështu që më shumë se i kam bindur janë vetëofruar për të dhënë një dorë dhe për të thënë që unë dua të jem një pjesë e suksesshme e këtij qyteti”.
Kryetari i Bashkisë se Tiranës tregon se 2018-ta do te jete viti i realizimit te disa projekteve te mëdha. Ne buxhet është parashikuar qe 40 perqind e tij te shkoje per investimet.
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi buxhetin me 32 vota. Opozita e konsideroi te paligjshëm ketë votim, duke akuzuar Erjon Veliajn se u beri dhurate per vitin 2018-te banoreve te kryeqytetit rritjen e taksave dhe shtrenjtimin e jetesës. /vizionplus/


