• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NUK DUHET TI ANASHKALONI! Këto janë problemet e shëndetit që fshihen pas mishrave të errët të dhëmbëve
Home
Shëndet

NUK DUHET TI ANASHKALONI! Këto janë problemet e shëndetit që fshihen pas mishrave të errët të dhëmbëve

29 January, 2020 F.autor Shëndet

Ashtu si ngjyra e lëkurës, edhe ngjyra e mishrave të dhëmbëve mund të ndryshojë nga një person tek tjetri, nuk është gjithmonë ajo ngjyra perfekte rozë e tyre

Në disa raste, megjithatë, ngjyra e errët e mishrave të dhëmbëve mund të jetë si shkak i ilaçeve të ndryshme, i pranisë së një sëmundjeje ose faktorëve të ndryshme të jetesës siç është pirja e duhanit.

Po vrisni mendjen pse mishrat tuaj të dhëmbëve janë me ngjyrë të errët? Më poshtë keni disa nga arsyet:

Melaninë e tepërt

Është lëkura juaj e errët? Atëherë mos u çudisni nëse mishrat tuaja të dhëmbëve nuk janë pink. ‘Fajtor’ është melanina, një pigment që i jep lëkurës ngjyrën e errët.

Megjithatë, nëse ngjyra e mishrave tuaja të dhëmbëve ndryshon krejt papritur ose shfaqen njolla të errëta, vizitoni dentistin tuaj.

Marrja e medikamenteve të caktuara

Ndoshta keni dëgjuar ose lexuar se barna të caktuara mund të ndryshojnë ngjyrën e dhëmbëve tuaj, por edhe të mishrave të dhëmbëve.

Disa antidepresantë, ilaçet kundra malaries dhe disa antibiotikë janë të njohur për errësimin e mishrave të dhëmbëve.

Mbushjet me amalgamë

Mbushjet me amalgamë ose të zeza janë një tjetër shkaktar i mishrave të dhëmbëve me ngjyrë të errët.

Ndonjëherë dhëmbi mund të zhvishet dhe amalgama të derdhet në indet fqinje duke bërë që të krijohen njolla kaltër, gri ose të zeza.

640 0 5e3031860e153

Pirja e duhanit

Përveç pasojave të shumta që sjell pirja e duhanit për shëndetin, shkakton edhe nxirje të mishrave të dhëmbëve. Ky ves bën që njolla të errëta të shfaqen në mishrat tuaja të dhëmbëve.

Duhani gjithashtu mund të shkaktojë edhe probleme të tjera të kavitetit dentar.

Gingiviti ulcerativ akut

Është një lloj infeksioni i mishrave të dhëmbëve që mund të shkaktojë dhimbje, temperaturë të lartë dhe erë të keqe të gojës. Indet e mishrave të dhëmbëve vdesin dhe kthehen në ngjyrë gri.

Sëmundjet e gjëndrave mbiveshkore

Gjëndrat mbiveshkore prodhojnë hormone të cilat rregullojnë presionin në gjak, metabolizmin, sistemin imunitar, etj. Mishrat e errët të dhëmbëve janë një prej simptomave të mosfunksionimit të tyre. /Telegrafi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRIKA NGA TËRMETI/ Roja ra nga pallati dhe vdiq. ARRESTOHEN administratori dhe inxhinieri i firmës ndërtuese
Previous article TMERRET E KAMPIT TË AUSHVICIT/ I mbijetuari: Isha skelet, 90% i vdekur. Gratë e familjes mi vranë para syve

F.autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT