Dy javë pasi gjyqtari Lazër Sallaku i dha pafajësi kreut të opozitës Lulzim Basha duke pushuar akuzën për falsifikim formulari ndaj tij në lidhje me lobimin rus, prokuroria apelon vendimin. Prokurori Kolë Hysenaj ka apeluar vendimin e gjyqtarit duke kërkuar marrjen e pandehur të Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishit.
Gjyqtari Sallaku e pushoi procesin penal dhe akuzën me argumentin se deklarimet e Nick Muzin se kishte marrë para nga PD e Basha ishin të pabesueshme dhe të pashoqëruara me prova. Ndërsa pritet vendimi i apelit për të kuptuar fatin e hetimit me lobimin rus dhe përgjegjësin e kreut të opozitës, i cili këtë proces e ka quajtur të montuar politikisht.


