• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIM MAFIOZ NË ROMË/ Çfarë deklarojnë banorët për vrasjen e 45-vjeçarit (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

EKZEKUTIM MAFIOZ NË ROMË/ Çfarë deklarojnë banorët për vrasjen e 45-vjeçarit (DETAJET)

27 January, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

Mediat italiane vazhdojnë të shkruajnë për atentatin mafioz në Romë kundrejt Gentian Kasës, 45 vjeç banues në kryeqytetin italian. Ai dyshohet se është qëlluar katër herë në trup me plumba, kurse goditjen fatale e ka marrë në kokë.

Duket se vrasja e Kasës ka qenë e porositur, pasi ai u vra në mënyrë makabre ë Via Gabrio Casati, në zonën e Monte Cervialto midis Nuovo Salario dhe Val Melaina. Gentian Kasa ishte në gjysmë-liri, me precedent për trafik droge e marrje të mallrave të vjedhura, viktima po kthehej në burgun romak të Rebibbia pasi e kaloi ditën e shtunë në shtëpinë e gruas së tij.

Gentian Kasa kishte një të kaluar kriminale, pasi ishte hjetuar dy herë, një herë në vitin 2011 dhe një në 2014, nga Guardia Di Finanza për trafik të lëndëve narkotike mes Romës e Ankonës. Përkundër precedentëve të tij, Gentian Kasa dëshironte ta vuante dënimin e tij dhe të linte pas të kaluarën: ” Burri im dëshironte të bënte një jetë të re. Ai ishte punëtor, ai kishte precedent, por donte të niste një jetë pa probleme”, ka thënë gruaja e tij.foto galeri

Kush ishte Gentian Kasa dhe si e njihnin banorët vendas

Një banor tregon vrasjen. “Unë isha me babanë në banesë duke parë televizor. Në këtë kohë kemi dëgjuar disa të shtëna me armë, por nuk dukeshin si të tilla. Kur dëgjuam sirena policie, menduam se ishte vrasje”, deklaroi banori.

Banorët kalojnë ende në atë rrugë ku u vra 44-vjeçari nga Shqipëria, edhe pse njollat e gjakut ndodhen ende aty. “ne nuk kem i ndonjë problem të madh me krimin, përpos ndonjë rasti sporadik. Jemi të habitur”, tha një banor në Casati. Një grua, banore në këtë zonë të Romës thotë se ka frikë pas asaj që ndodhi.

Ende ngjarja nuk është zbuluar qartësisht. Ajo që policia ka zbuluar është se atentatori ose atentatorët e kishin “studiuar” mirë faktin se ku lëvizte shqiptari dhe njihnin jetën e tij. Kjo shpjegon edhe faktin se atij iu bë pritë në derën e shtëpisë, ku dhe u qëllua për vdekje. Goditja në kokë ishte fatale për shqiptarin. Ngjarja ndopdhi në një zonë të populluar.

Hetuesit janë duke u përpjekur të hedhin dritë mbi këtë vrasje. Pista kryesore është ajo e larjes së hesapeve për trafik droge, por edhe pista të tjera po hetohen gjithashtu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JANAR PËR JANAR/ Dy tragjeditë ajrore që i morën jetën Kobe Bryant dhe Emiliano Sala (FOTO)
Previous article LOBIMI RUS NË SHBA/ Prokuroria apelon vendimin e gjykatës që pushoi akuzat për Bashën

k.autor

Postime të ngjashme

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar Aktualitet

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit Aktualitet

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave Aktualitet

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT