• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KRAH FAMILJEVE TË POLICËVE TË VRARË”/ Veliaj: Duhet të marrë fund kultura e shantazhit dhe gjobëvënies
Home
Politikë

“KRAH FAMILJEVE TË POLICËVE TË VRARË”/ Veliaj: Duhet të marrë fund kultura e shantazhit dhe gjobëvënies

22 January, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Mbi 200 punonjës të Policisë së Shtetit kanë rënë në krye të detyrës në përpjekje për të  garantuar sigurinë e qytetarëve. Pasditen e sotme u prezantua fondacioni “Gjurma”, një nismë që synon të jetë në krah e në mbështetje të familjeve të “Dëshmorëve të Atdheut”.

Kryebashkiaku Erion Veliaj shprehu gatishmërinë e Bashkisë së Tiranës për të mbështetur të gjitha familjet e dëshmorëve të atdheut për të lehtësuar jetesën.

“S’më duket strategji e gabuar që vendet më të zhvilluara hero kanë policin, kanë zjarrfikësin, kanë atë që punon me ndihmën e shpejtë, me Emergjencat, në spital. Besoj që kultivimi i këtij lloj heroi që ka nevojë shoqëria jonë, është jashtëzakonisht e nevojshme. Dhe besoj shumë që një pjesë e rolit të fondacionit, do të doja që si Bashki e Tiranës të na konsideronit mbështetës.

Nëse keni shtëpi në territorin e Tiranës, do të ishim shumë të lumtur që të kontribuonim, në të gjitha mënyrat”, theksoi Veliaj, teksa solli në vëmendje edhe rindërtimin në kohë të shtëpisë së një prej efektivëve të Policisë, banesa e të cilit u shkatërrua nga tërmeti.

Duke iu drejtuar drejtorit Ekzekutiv të këtij Fondacioni, Veliaj u shpreh se shoqëria ka nevojë për heronj që me punë, talent e duke zbatuar ligjin mund të tregojnë që ky vend bëhet dhe në këtë vend mund të ecet përpara.

“Unë jam vetë fëmi ushtarakësh nuk jam rritur në Bllok, jam rritur me një nënë që me shumë vështirësi arriti të na promovonte një sjellje, kulturë, notat e mira  pavarësisht se mbiemri im nuk hapte asnjë derë.

Gjithmonë krenohem kur shoh djem edhe vajza ku në një kulturë gjobvënie, në një kulturë të të fortit, të arrogantit , të atij që mundohet me shantazh të eci përpara, duhet një antikulturë.

Duhen disa heronj që me punë, që me talent, me djersë, me ndershmëri duke zbaruar ligjin mund të tregojnë që ky vend mund të bëhet dhe në këtë vend mund të ecet përpara”, tha ai.

Veliaj apeloi që njerëzit e uniformës duhen respektuar gjithmonë dhe jo vetëm në ditët e vështira kur ke nevojë për ta.

“Ndonjëherë ne mendojmë për Institucionet ligjzbatuese, për ata që janë me uniformë, për ata që mbajnë simbolet e shqiponjës dykrenore, vetëm kur jemi në hall. Në ditët e mira ne nuk mendojmë, të jemi të sinqertë.

Ne mendojmë për 112-ën kur kemi aksident, kur kemi një përmbytje, kur kemi një tërmet, kur kemi një nevojë imediate, kur kemi një vjedhje, kur kemi një ndërhyrje brutale në jetën tonë.

Dhe besoj që një pjesë e misionit të fondacionit, në dallim nga policia që është gjithmonë në një situatë emergjence, pra gjithmonë po të bjerë 112 për të dhënë një ndihmë diku, duhet të jetë ndoshta një kujtesë konstante.

Jo vetëm kur lind nevoja dhe kur të gjithë radarët e vëmendjes tonë janë te ndihma që mund të japë Policia e Shtetit, por si një mënyrë për të kultivuar kulturën ndaj respektit të uniformës çdo ditë”, tha Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MALAZEZËT PROTESTË KUNDËR SERBËVE/ Shihet edhe flamuri shqiptar (VIDEO)
Previous article "KEMI NGRËNË SHUMË M*T"/ Samu Castillejo: "Ju tregoj sekretin e Ibrahimoviç..."

F.autor

Postime të ngjashme

DORËZIMI I PROGRESRAPORTIT PËR SHQIPËRINË/ Rama njofton konferencën me ambasadoren e BE-së në Tiranë Politikë

DORËZIMI I PROGRESRAPORTIT PËR SHQIPËRINË/ Rama njofton konferencën me ambasadoren e BE-së në Tiranë

"EDHE NË SPAÇ PO TË MË ÇONI..."/ Veliaj publikon ditarin e takimit me Gogun në burg: S’e delegoj Bashkinë, PS nuk rritet me skorjet që hedh Saliu Politikë

"EDHE NË SPAÇ PO TË MË ÇONI..."/ Veliaj publikon ditarin e takimit me Gogun në burg: S’e delegoj Bashkinë, PS nuk rritet me skorjet që hedh Saliu

SHPËRTHIMI NË PALLATIN NË ELBASAN/ Banori rrëfen si shpëtoi nënën dhe bashkëshorten mes tymit të zi: Dëgjova zhurmën dhe... Aktualitet

SHPËRTHIMI NË PALLATIN NË ELBASAN/ Banori rrëfen si shpëtoi nënën dhe bashkëshorten mes tymit të zi: Dëgjova zhurmën dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT