Politika Amerikane është rikthyer fuqishëm për të ndihmuar faktorin shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë, për të tejkaluar ngërçet e 2019.
Yury Kim, ambasadorja e re e SHBA mbërriti sot në Rinas, për të mbushur përgjatë 2020 një boshllëk prej afër një viti e gjysëm të lënë nga ikja e ish Ambasadorit Donald Lu.
Pak ditë më parë opozita shqiptare, u rikthye në tryezën e reformës elektorale duke i dhënë fund qëndrimit prej një viti jashtë sistemit politik të vendit.
Ndërkohë që në Prishtinë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të takohet sonte me emisarin special të Presidentit të SHBA, Richard Grenell. Ai do të qëndrojë edhe nesër në Prishtinë dhe të premten do të udhëtojë drejt Beogradit.
Pak orë më parë mes Kosovës dhe Serbisë u ra dakord që të rikthehen fluturimet ajrore, pas 21 vjetësh. Arritje kjo që u përshëndet edhe nga Presidenti i SHBA, Donald Trump.
SHËNIM/ Si po e ndihmon sërish politika amerikane, Shqipërinë dhe Kosovën
Marrë nga Alfred Pez@, blogu personal