• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SI NDODHI ATENTATI NË VLORË/ Sapo doli nga burgu. Plumb kokës shënjestrës, plagoset bashkë me kunatin, autorët…
Home
Breaking News

SI NDODHI ATENTATI NË VLORË/ Sapo doli nga burgu. Plumb kokës shënjestrës, plagoset bashkë me kunatin, autorët…

18 January, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy persona mbetën të plagosur pasditen e sotme në lagjen ‘Bashkimi’ në qytetin bregdetar si pasojë e një atentati me kallashnikov, ndërsa pista e parë ku po hetohet është hakmarrja. Të plagosurit janë Nikollaq Çepaj (Taullaraj) 36-vjeç, që kishte vetëm tre ditë që kishte dalë nga burgu për një plagosje në vitin 2018 dhe kunati i tij, Ronald Çepaj 27 vjeç. 36-vjeçari ishte ulur në një kafe së bashku me kunatin e tij, ndërsa autori e kishte monitoruar duke e ndjekur me kujdes dhe në momentin që ra errësira u afrua përpara lokalit duke ulur xhamin dhe më pas lëshoi breshërinë e kallashnikovit drejt tavolinës.

Nikollaq Çepaj (Taullaraj) ndodhet në gjendje të rëndë dhe u transportua në Tiranë, pasi e kapën pesë plumba në kokë, shpinë dhe legen, ndërkohë kunati i tij Ronald Çepaj ka marrë dy plumba në të dyja këmbët, por gjëndja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Në atë moment, pra rreth orës 18:20 minuta kur ndodhi ngjarja në lokal ndodheshin edhe persona të tjerë, por fatmirësisht nuk u plagosën nga breshëria. Xhaxhai i Ronald Çepajt tregoi se e pati të gjithë ngjarjen dhe autorin që uli xhamin e makinës dhe qëlloi.

Autori, i pamaskuar, me mjekër dhe kapele sipas dëshmitarëve u largua me shpejtësi me një makinë tip ‘Benz’, që u gjet dy orë më vonë e djegur në aksin e vjetër Vlorë-Fier me kallashnikovin e shkrumbuar brenda. Pista e parë që po hetohet lidhet me hakmarrjen kundër Nikollaq Çepajt, që ka ndryshuar mbiemrin, pasi më parë e ka pasur Taullaraj, por më pas mori të gruas. Në qershor të 2018 ai u arrestua për plagosjen e Eraldo Lazajt brenda një lokali në lagjen ‘Pavarësia’.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZHVISHET PARA KAMERËS/ E dashura e De Ligt “tërbon” ndjekësit me linjat e saj trupore (FOTO)
Previous article POLEMIKAT PËR UNIFORMËN E RE TË JUVENTUS/ Tifozët "bardhezi": Rikthehet përsëri "zebra"

F.autor

Postime të ngjashme

PJESË E GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ GJKKO e dënon me 8 vite burg për trafikim narkotikësh Zamir Hoxhën Aktualitet

PJESË E GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ GJKKO e dënon me 8 vite burg për trafikim narkotikësh Zamir Hoxhën

"NUK E BËRA UNË"/ Grabiti 60 mijë eurot tek banka tek Komuna e Parisit, Robert Duka nuk e bind Gjykatën Aktualitet

"NUK E BËRA UNË"/ Grabiti 60 mijë eurot tek banka tek Komuna e Parisit, Robert Duka nuk e bind Gjykatën

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë Aktualitet

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT