Në një kohë kur Lëvizja socialiste për integrim ndodhet në ditën e saj më të keqe, duket se kryetarja Monika Kryemadhi ka nisur prej javësh të bëj thirrje për hapjen e partisë.
Takimi i zhvilluar sot në Korçë ngjan më shumë si një miting në salle të mbyllur 1 javë para zgjedhjeve se sa një takim i thjeshtë me strukturat, siç e quan edhe Kryemadhi.
E vërteta është se edhe sipas sondazheve të fundit, LSI po “firon” shpejt duke humbur një pjesë të madhe të elektoratit e duke theksuar edhe një herë idenë se sa herë kjo parti nuk është në pushtet, humbet të gjithë forcën që ka në opozitë.
Prandaj, Kryemadhi në thirrjen e saj e ftesën per hapjen e partisë me qëllim që të ndryshoj Shqipërinë, duket më (jo) e sinqertë se asnjeherë tjetër… ALPEnews.al
Takim me strukturat e LSI-së Korcë
Takim me strukturat e LSI-së Korcë
Gepostet von Monika Kryemadhi am Samstag, 18. Januar 2020