• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BBC: Misteri i luftës së Trojës… Ka ndodhur vërtetë apo jo?
Home
Jetë

BBC: Misteri i luftës së Trojës… Ka ndodhur vërtetë apo jo?

17 January, 2020 F.autor Jetë

Autorët e ndryshëm si John Dryden, Alexander Pope dhe Louis MacNeice kanë përkthyer versione të ndryshme të mitit klasik “Lufta e Trojës”.

Një arsye pse Lufta e Trojës është cilësuar prej kohës si një histori e shkëlqyeshme, gjithashtu dyshohet nëse ka ndodhur në të vërtetë.

Për shumicën e grekëve të lashtë, Lufta e Trojës ishte shumë më tepër se saj një mit. Ishte një epokë që përcaktonte të kaluarën e tyre të largët.

Siç tregojnë burimet historike të historianëve të lashtë si Herodoti dhe Eratosthenes, përgjithësisht supozohet se kishte qenë një ngjarje e vërtetë.

Sipas Iliadës së Homerit, konflikti mes grekëve dhe trojanëve u zhvillua për Helenën. Në antikitet shumë historianë të respektuar ishin të gatshëm të besonin se kjo luftë nuk ka ndodhur në të vërtetë.

Në gjysmën e dytë të shekullit të V para erës sonë, Herodoti, i ashtuquajturi “Babai i historisë”, shkroi se Lufta e Trojës kishte ndodhur 800 vjet para lindjes së tij. Ndërsa studiuesit e kohëve moderne kanë prirjen të jenë më skeptikë.

A ka ndodhur në të vërtetë lufta e Trojës?

Pyetja thellohet edhe më shumë kur në një ekspozitë në Muzeun Britanik të Londrës, shikon vazo greke, afreske romakë dhe shumë vepra arti që përshkruajnë historinë e Tojës. Ajo që kuptohet nga ekspozita është se në kohë të ndryshme, njerëzit kanë qenë të etur për të gjetur të vërtetën në tregimin e Luftës së Trojës.

Nuk është për t’u habitur që njerëzit kanë qenë të bindur për realitetin e Luftës së Trojës. Historia përshkruhet aq e vërtetë në vargjet e librit “Iliriada”, sa që është e vështirë të mos besohet. Ka qenë pikërisht ky fakt që bëri kurioz edhe biznesmenin Heinrish Schliemann.

Ai udhëtoi për në Turqi, në qytetin Hisralik, i cili gjendet në bregun perëndimor të Turqisë së tanishme, për të zbuluar të vërtetën e Trojës. Biznesmeni filloi të gërmojë dhe zbuloi një numër të madh të thesareve antike atje. Nga të dhënat që nxori, shumë historianë nisën të besonin se Troja e lashë gjendej në Hisarlik, pra Troja ka qenë e vërtetë.

Ndërkohë nga ana tjetër Lufta e Trojës mendohet të mos ketë ekzistuar, pasi është vështirë të imagjinohet, që të zhvillohet një luftë në ato përmasa që e ka përshkruar Homeri, dhe të ketë zgjatur për 10 vjet, sepse sipas arkeologëve, kështjella që gjendet në këtë qytet nuk duket shumë e dëmtuar nga luftërat. Kjo tregon që sjellja e ushtarëve në këtë luftë nuk ka qenë aq e ashpër sa shkruhet.

Pavarësisht se ka fakte të ndryshme që tregojnë se shkrimtarët janë frymëzuar nga një luftë e zhvilluar shumë kohë më parë, apo ka qenë thjesht një shpikje e zgjuar, Lufta e Trojës la gjurmën e saj kudo në botë.

BBC

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRE CAN DËSHIRON TË LARGOHET/ Juventus vihet në lëvizje, projekton shkëmbimin...
Previous article SHKRUMBOHET GJITHÇKA/ Çfarë mbeti nga vendi ku u dogj 2-vjeçari, 7 fëmijët e familjes po luanin me shkrepëse kur…

F.autor

Postime të ngjashme

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin! Jetë

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin!

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera Jetë

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një... Jetë

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT