• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARTAN HOXHA PUBLIKON VIDEON/ Si u ekzekutua biznesmeni Guxim Gjyriçi në Tropojë
Home
Breaking News

ARTAN HOXHA PUBLIKON VIDEON/ Si u ekzekutua biznesmeni Guxim Gjyriçi në Tropojë

16 January, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gazetari investigativ Artan Hoxha zbuloi ekskluzivisht në studion e Abc News, video nga momenti i vrasjes së Guxim Gjyriçi më 6 janar, akt i cili mund të nxitë një tjetër valë hakmarrjesh në Tropojë.

Artan Hoxha shpjegoi se kishte shkuar në Tropojë për të investiguar mbi vrasjen në fjalë, duke zbuluar detaje të rendësishme.

“Ngjarja ka ndodhur në skaj të vendit. Në një qytet të vogël. Larg kryeqytetit. Larg syrit të medias dhe auitoriteteve. Është në vrasje e mesazh dhe paralajmëron një zinxhir vrasjes siç kanë ndodhur më parë.

Pse e cilësoj shqetësuese? Jemi 11 ditë nga atentati dhe ajo është një ngjarje e spostuar. U tha që u gjet një makinë e djegur, u tha se u qëllua nga një makinë me kallashnikov. Të gjithë këto nuk ka një përputhje me ato që pashë unë në Bajram Curri, në Has apo Gjakovë ku mendohet se mund të kenë ikur autorët.

Çfarë ndodhi mesnatën e 5 janarit.

Guxim Gjyriçi babai i tre fëmijëve, pronar i një lokali në Bajram Curri. Pasditë ka dalë nga banesa, ka bërë një pushim nga ora 16:00 dhe është kthyer në lokal duke parë një ndeshje nga ora 22:15 inuta. Të afërmit janë larguar për një kafe dhe Guximi ka mbetur i vetëm në atë vend.

Është raportuar që ka ndodhur në orën 23:40 minuta, por viktima është vrarë shumë më parë. Këtë moment e tregojnë kamerat e sigurisë. Ne po publikojmë Kemi dy automjete që largohen nga vendi i ngjarjes. Wshtë një Benz dhe një Ford Fiesta që largohen. Kjo e dyta është 17 sekonda pas Benzit. Ford Fiesta është automjeti që u gjet në Golaj i djegur.

Janë pamje të siguruara privatisht nga unë. Uroj që policia të ketë sekuestruar të gjitha kamerat e HEC-it të Fierzës që filmojnë kalimin në drejtm të Qafë Malit. Rruga e largimit është e mbuluar nga kamera.

Uroj që të jenë marrë këto kamera“, shpjegon Artan Hoxha.

Më tej ai vijoi duke shpjeguar se çfarë tregojnë këto pamje.

“Tregojnë orarin kur ka ndodhur ngjarja. Kufoma është gjetur 40 minuta pasi ka ndodhur vrasja. Në këtë kohë ata kanë patur mundësi të largohen me shpejtësi nga Morina, nga Qafa e Luzhës për në Krumë dhe Kukës. Aty ka një urë që mund të bllokohej. Mund të shihen edhe kamerat që ka patur në këto drejtime.

Autorët kanë lënë mbrapa një makinë të djegur që shohim në pamje. Kjo është makina e dytë dhe jo e para.

Nga informacionet me rezulton që njëra nga makinat e dyshuara ka dalë nga Qafa e Morinës dhe ka hyrë në Gjakovë dhe është futur sërish në Golaj dhe ka marrë pjestarin tjetër të grupit që ka djegur Ford Fiesta. Dogana është shumë afër aty.

Nëse shikoni, në automjetin e parë që nukë shtë fiksuar në skenën e krimit nga dëshmitarët.

Autorët kanë vëzhguar lëvizjet e Guximit, sepse ai nuk mbrohej dhe lokali qendronte hapur deri pas mesnate“, vijoi gazetari.

Guxim Gjyriçi u vra duke gdhirë data 6 janar.

Ai është vëllai i Agron Gjyriçit, një shok i ngushtë i Fatmir Haklajt duke patur edhe detyrë të rendësishme gjatë kohës kur komisariati i Bajram Currit drejtohej nga ai.

Ka dyshime se vrasja e Guximit është një mesazh ndaj vëllait të tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GREKËT NË ALARM/ Ndihen të tradhëtuar përballë turqve, nuk ftohen në koferencën mbi krizën në Libi
Previous article NGJARJE E RËNDË NË RUMANI/ Banesa përfshihet nga flakët, digjen 4 fëmijët. Policia...

F.autor

Postime të ngjashme

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb Aktualitet

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit Aktualitet

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit

100 VJET PREFEKTURA E TIRANËS/ Shkëlqim Hajdari: Mirënjohje për të gjithë ata që kanë shërbyer me përkushtim në këtë institucion Aktualitet

100 VJET PREFEKTURA E TIRANËS/ Shkëlqim Hajdari: Mirënjohje për të gjithë ata që kanë shërbyer me përkushtim në këtë institucion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT