• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA/ Agron Duka: E dinim që momenti i uljes në tryezë do të vinte. PAA i fiton mandatet edhe e vetme (EKSKLUZIVE)
Home
Intervista

INTERVISTA/ Agron Duka: E dinim që momenti i uljes në tryezë do të vinte. PAA i fiton mandatet edhe e vetme (EKSKLUZIVE)

16 January, 2020 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Intervista, Politikë

Kreu i PAA, Agron Duka në një intervistë ekskluzive për ALPEnews.al foli mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe uljen në tryezë të palëve për Reformën Zgjedhore.

Ndër të tjera, aleati i Bashës shprehet se sistemi që ai ka kerkuar është ai konkurues që është votuar deri në 2005 duke shtuar se propozimi i tij dhe aleatëve pritet te marrë formë javët në vijim.

Nga ana tjetër, Duka shprehet se do e mbështesë Partinë Demokratike në protestën që është paralajmëruar në shkurt.

Intervista e plotë

Ju keni qenë një nga aleatët gjithnjë PRO ndryshimit të sistemit zgjedhor. A vijon edhe sot të mbeteni i këtij mendimi, duke qene se pati një heshtje ditët e para te debatit?

Nuk ka pasur asnjë heshtje mbi debatin, pasi ne si parti alternative e kemi ngritur debatin kur mediat nuk kanë pasur asnjë interes për ta pasqyruar atë. Ne kemi kërkuar dhe do të kërkojmë një sistem konkurrues, më të cilin t’i jepet një përparësi garës, e cila krijon një dialektikë pozitive për vendin. Unë mbështes një sistem si ai me të cilin është votuar deri në vitin 2005, megjjthatë ky është një debat shumë i gjerë, në të cilin do të duhet të gjendet një vijë e mesme, sidomos në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente.

Ka nje perceptim që renia dakord me mos ndryshimin ka të bejë me faktin se Basha e ka “blerë” heshtjen, ne menyre që ju të jeni pjesë e listave të PD në zgjedhjet e ardhshme. Një opinion lidhur me këtë?

Ndoshta më duhet të rifreskoj pak kujtesën mbi historinë time politike. Ju kujtoj se në vitin 2013 jam zgjedhur me 10500 vota, kur për një mandat duhen vetëm 6000. Jo me PAA, që sot gëzon struktura të shëndetshme në gjithë Shqipërinë, por me PR, duke bërë një fushatë të improvizuar. Pra PAA mandatet i fiton e vetme dhe ka ambicie që tejkalojnë praninë time në Parlament. Por, sikurse thashë më sipër, asnjë nga ne si aleatë të PD-së nuk ka heshtur kur është pyetur mbi temën e sistemit. Mjafton të shihni qëndrimet tona publike. Vështirësia është gjetja e një pike të përbashkët midis gjithë preferencave ekzistuese mbi sistemin që do të duhet të zgjedhim. Megjithatë propozimi ynë do të marrë formë definitive javët në vijim.

E dinit më parë apo e “mesuat” edhe ju si ne, nepermjet televizorit marrëveshjen PS-PD-LSI për Reformen zgjedhore?

Sigurisht që kemi qenë të azhornuar mbi zhvillimet, dhe ishim të bindur që pas miratimit të kushteve nga Bundestagu, ky moment do të vinte.

Kujt i shërben sipash jush Reforma Zgjedhore?

Reforma Zgjedhore i shërben qytetarëve shqiptarë, i shërben çlirimit të zgjedhjeve dhe kthimit të normalitet të jetës politike. Kriza aktuale është produkt i zgjedhjeve të vjedhura, sikurse kam denoncuar pas zgjedhjeve të 2017-ës, si protagonist i zonës më të nxehtë, dhe vërtetësinë e këtyre akuzave shqiptarët e mësuam nga dosjet 184 dhe 339. Thyerja e simbiozës së mazhorancës me mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, do të jetë prova e zgjarrit e arritjeve të Reformës. Një mjet ideal për t’u shkëputur nga e shkuara dhe për të çliruar potencialin e shoqërisë sonë.

Është lajmeruar se Lulzim Basha dhe partia demokratike do i rikthehen protestave në shkurt. A do e mbeshtesni ju si aleat në hapin e radhës?

Protestat janë një mjet politik për të mbajtur lartë presion mbi mazhorancën. Në kushtet aktuale, kur Reforma Zgjedhore duhet mbaruar sa më shpejtë për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme, protesta i shërben zgjidhjes së krizës dhe interesit publik, prandaj ne do ta mbështesim.

ALPEnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LA PUNËN DHE RRINTE ME ORË NË FACEBOOK"/ Burri me lot në sy tregon si e braktisi gruaja dhe i mori vajzën: Tani bashkëjeton me…
Previous article “JA SI MË TORTURUAN BARBARISHT”/ Dëshmia e dhimbshme e kreut të protestës së 14 janarit ’90-të

F.autor

Postime të ngjashme

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë Aktualitet

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet Politikë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT