Ka një shprehje të vjetër popullore që thotë: “I Zoti e jep por tellalli nuk e shtet!”
Mu kujtua ndërkohë që dëgjoja Komisionerin e ri për zgjerimin Varhelyi, në një konferencë për mediat në Tiranë, kur tha se shpreson shumë që negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, të nisin PËRPARA samitit të Zagrebit që mbahet në maj.
E ndërsa personi kyç i kësaj çështje në BE jep lajmin fantastik, po atë moment mediat po raportonin se “Nr. 1” i Shqipërisë Ilir Meta, thotë krejt të kundërtën.
“Me këtë ritëm unë nuk shikoj ndonjë perspektivë serioze për në maj”,- thotë Kreu i Shtetit tonë.
Hajde mos i beso pas kësaj simbolikave të letërsisë me “ters Pojani” dhe “sjellës fatkeqësish”.
Pa thënë më pas, edhe ndonjë gjë tjetër më të rëndë!
/Marrë nga Alfred Pez@blogu personal


