• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
JAM PËR LISTA TË HAPURA! Kryemadhi: Tryeza për reformën do të vijojë edhe për zgjedhjet e reja dhe ndryshimin e Kodit Penal
Home
Politikë

JAM PËR LISTA TË HAPURA! Kryemadhi: Tryeza për reformën do të vijojë edhe për zgjedhjet e reja dhe ndryshimin e Kodit Penal

16 January, 2020 k.autor Politikë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi tha se është pro ndryshimit të sistemit dhe listave të hapura. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Kryemadhi tha se listat e hapura mund të humbasin votat e partisë, por nga ana tjetër rrisin konkurrencën mes kandidatëve për deputetë.

Monika Kryemadhi tha se tryeza për reformën zgjedhore pas marrëveshjes politike për të bërë pjesë edhe opozitën jashtëparlamentare, në të ardhmen mund të shërbejë edhe për diskutime të tjera, sa i takon hapave për zgjedhjet e reja, por edhe për ndryshimin e Kodit Penal. Kjo do të shihet – tha Kryemadhi – nëse jep produktivitet me reformën zgjedhore.

“Reforma krijon hapësirën për të diskutuar edhe rregullime të ligjeve të tjera duke filluar tek kodi penale, agjenda e parë e kësaj tryeze dhe do të shohim sa produktive do të jetë, kjo tavolinë mund të vazhdojë edhe me diskutime të tjera, sa i përket hapave për zgjedhjeve të reja”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim tha se marrëveshja politike u arrit nga ndërkombëtarët, duke veçuar rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edhe kryedemokrati Basha dje tha se mazhoranca pranoi kërkesat e opozitës së bashkuar për zgjedhoren pas presionit ndërkombëtar, SHBA-ve, BE-së, dhe ambasadorit britanik në vendin tonë.

Lideri demokrat Lulzim Basha ka deklaruar më herët se reforma zgjedhore është hapi për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare në një ditë me ato lokale, edhe pse theksoi se për këtë, nuk ka marrë garancinë e kryeministrit Edi Rama. Garancia që opozita e bashkuar ka marrë nga mazhoranca është miratimi me konsensus i reformëz zgjedhore pas daljes së një drafti final nga tryeza e diskutimeve që do të shkojë në seancë plenare brenda 15 marsit, pa ndryshime.

Bashkëkryetarja e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore, Rudina Hajdari, pjesë e opozitës së re parlamentar, është gjithashtu për ndryshim sistemi dhe ka deklaruar pas tryezës së parë me të gjitha palët se do të luftojë deri në fund për listat e hapura. Nga ana tjetër, bashkëkryetari, Damian Gjiknuri, tha se ndryshimi i sistemit është pjesë e diskutimeve të komisionit parlamentar për reformën, por nuk qartësoi nëse do të bëhet objekt diskutimi edhe në tryezën politike. Sipas marrëveshjes paraprake të arritur, në pikat që palët do të kenë kontestime do të kërkohet asistenca e ekspertëve të OSBE/ODIHR, por Gjiknuri bëri të qartë se OSBE nuk do të merret me sistemin por vetëm me plotësimin e rekomandimeve të saj për procesin. Pritet të shihet nëse sistemi do të bëhet apo jo një pengesë për miratimin me konsensus të reformës zgjedhore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAJDUTË "INTELIGJENTË"! Hyjnë për të vjedhur nga dera sikur të ishin të zotët e shtëpisë...dinin "sekretin" e çelësit (FOTO)
Previous article "I ZOTI I JEP POR TELLALI NUK E SHET"/ Peza ironi me Metën: BE jep lajmin fantastik por "Nr. 1" i Shqipërisë, thotë...

k.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT