• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Atentati në Elbasan/ Hetimet: Autorët qëlluan në drejtim të objektivit Ardian Çapja
Home
Breaking News

Atentati në Elbasan/ Hetimet: Autorët qëlluan në drejtim të objektivit Ardian Çapja

25 December, 2017 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Atentati i të shtunës në Elbasan ndaj familjes Çapja ka qenë i mirëplanifikuar. Objektiv i krimit ka qenë Ardian Çapja dhe lëvizjet e tij ndiqeshin nga autorët prej ditësh.

Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se autorët të cilët dyshohet se dy persona kishin informacion se Ardian Çapja po dilte nga banesa e tij.

Pas këtij momenti mjeti i autorëve është futur në rrugicë dhe ka qëlluar në drejtim të objektivit të tyre me breshëri kallashnikovi.

Të njëjtat burime saktësuan se Ardian Çapja ka arritur t’u shmaget plumbave, ndërsa autorët kanë qenë vetëm pak metra larg tij. Më pas atentatorët janë larguar me shpejtësi duke djegur mjetin në lagjen “5 Maji”. Nga kqyrja e mjetit Mercedes-Benz nuk janë gjetur shumë prova përveç targave origjinale. Makina u gjet me targa të falsifikuara, e cila i përkiste një miku të familjes Çapja. Por pas verifikimeve u faktua se ai makinën e kishte në garazh. Disa persona janë marrë në pyetje por asnjë e dhënë nuk është përfituar për të zbardhur krimin. Pista kryesore e hetimit që po ndiqet nga Prokuroria është ajo e konflikteve që fisi Çapja ka në qytetin e Elbasanit.

Gjatë dy viteve të fundit tre atentate janë bërë ndaj kësaj familje ne Elbasan. Në 3 Shkurt 2016 u vranë tre pjesëtare dhe u plagosën 9 të tjerë. Gjashtë muaj më pas në qendër të qytetit në 6 Qershor u plagos Bledar Muça, i cili po udhëtonte me makinë me Florenc Çapjan. Ndërsa dy ditë më pas anetarët e familjes Çapja u përplasen me armë me policinë, pasi po vëzhgoheshin nga kjo e fundit.  Ngjarja e së shtunës është atentati i tre ku tentohet eleminimi i pjesëtarëve të kësaj familje. Po hetohet edhe djegia e një makine të dytë brenda 24 orëve në këtë qytet nëse ka lidhje me ngjarjen./klantv

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E keni parë në ëndërr partnerin duke ju tradhtuar? Ekspertja shpjegon kuptimin
Previous article Milani pendohet rëndë për shitjen e Cristante, skuadrat e mëdha gati të paguajnë miliona për të

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO) Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO)

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria Aktualitet

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit Aktualitet

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT