• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DËBOHEN DY DIPLOMATËT IRANIANË/ Dalin detajet: Pjesë e grupit që do sulmonte ambasadën e SHBA në Irak
Home
Politikë

DËBOHEN DY DIPLOMATËT IRANIANË/ Dalin detajet: Pjesë e grupit që do sulmonte ambasadën e SHBA në Irak

15 January, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Shqipëria dëbon dy diplomatë iranianë në ambasadën në vendin tonë, duke i shpallur persona të padëshirueshëm. Sipas lajmit që ka bërë publik ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, diplomatët kanë vepruar “në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”.

Burime tejet të rezervuara i thanë Top Channel se këta persona ishin në lidhje të drejtpërdrejtë e ish shefit suprem të trupave Quds, gjeneralit Sulejmanit, i vrarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mësohet se shërbimet sekrete dhe shërbimi inteligjent shqiptar edhe më ndihmën e vendeve aleateve ka siguruar të dhëna për njohurinë e tyre edhe mbi planin sekret për rrafshimin e Ambasadës Amerikane në Bagdad, në një sulm të organizuat nga Sulejmani, që mesa duket konfirmon vërtetësinë e shqetësimit që çoi në vrasjen e Sulejmanit!

Seyed Ahmed Hosseini Alast

Atashe kulturor, por në fakt anëtar i gardës revolucionare të Republikës islamike, organizatë e shpallur terroriste nga departamenti i shtetit. Pjesë aktive e planeve dhe nxitjes për të organizuar akte terroriste e destabilizuese ndaj prezencës së forcave të koalicionit në Lindjen e Mesme. Statusi diplomatik në Shqipëri i ka shërbyer për të mbuluar aktivitetin e tij që cenon sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

Mohamed Peimanemati

Këshilltar i Ambasadës Iraniane në Tirane, por ne fakt anëtar i njësisë operacionale të inteligjencës së Iranit Mois, përgjegjës për disa akte terroriste në vendet e BE.

Në dhjetor të vitit 2018, Shqipëria shpalli si persona të padëshiruar, ambasadorin Gholamhossein Mohammadnia dhe Mostafa Roudaki. Ndërkohë që më herët ishin ndaluar dy shtetas iraniane që dyshoheshin se do kryenin në Shqipëri një sulm gjatë një feste të bektashinjëve. Koka e terrorit iraniane, gjenerali Solejman ndërkohë, u ekzekutua me një sulm me dron nga ana e amerikanëve. Zyrtarët amerikanë thanë se këtë sulm e kishin ndërmarrë për të parandaluar sulme ndaj përfaqësive diplomatike. Dëbimi i dy diplomatëve të tjerë iranianë nga Shqipëria si pjesë e rrjetit që do sulmonte ambasadën amerikane në Bagdat është konfirmim. Shqipëria u bë pjesë e kërcënimeve iraniane nga Ajatollahu për shkak se strehon për arsye humanitare një grup prej 3200 anëtarëve të MEK, opozitës iraniane në mërgim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article UEFA ZBULON FORMACIONIN E VITIT 2019/ Mbappe, Neymar dhe Salah jashtë. Ja 11 lojtarët e zgjedhur (FOTO)
Previous article GRIEZMANN SURPRIZON TRAJNERIN E RI/ Francezi poshtëron portierin me një lëvizje "klasi" (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë Aktualitet

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës Aktualitet

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT