“Nuk mund të ulemi në tryezë, me Ramën kryeministër” ishte shprehja që u bo “hit” vitin që kaluam pasi opozita nuk pranonte të dialogonte me mazhorancën.
Ditën e djeshme, si një “rrufe në qiell të hapur”u ulën në një tryezë të përbashkët pas 1 viti ngërç politik, PD, LSI DHE PS.
Vetëm pak ditë më parë nëpër “korridoret” e selisë së PD flitej për protesta ndërsa mazhoranca dhe opozita parlamentare vazhdonte reformën zgjedhore. Zëra brenda partisë demokratike pohuan se ai që e “uli” opozitën në tryezën e zgjedhores ishte ambasadori britanik.
AlpeNews.al risjell disa prononcime të liderëve politik të bëra në media se nuk do ulen në tryezë me Ramën Kryeministër:
Basha nga Divjaka
“Kjo krizë nuk mbyllet me pazar. Kriza zgjidhet me parime. Parimi i parë është prangat për ata politikanë që kanë vjedhur votat. Për këtë duhet drejtësi e pavarur, por drejtësi me Ramën Kryeministër nuk ka për të patur. Nuk ka kthim pas. Nuk ka ulje në tavolinë me Edi Ramën, me njeriun që vjedh zgjedhjet. Synimi ynë është largimi i tij, është qeveria tranzitore, është krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. Do të vazhdojmë aksionin politik, do të vazhdojmë protestat, nuk do të pranojmë kurrë dhunën shtetërore dhe uzurpimin e dhunshëm të pushtetit: tha Basha
Kryemadhi në një emision televiziv
Kur Basha thotë pa Ramën, për hir të së vërtetës ka të drejtë sepse nuk mendon për të bërë një llogari politike në favor të partisë së tij politike, por mendon të bëjë një llogari politike kombëtare në benefit të shqiptarëve, pra për t’iu ofruar shqiptarëve një sistem të drejtë dhe jo për të përfituar nga urrejtja që mund të kenë socialistët brenda PS-së kundër z.Rama dhe këtu z. Basha bën dhe diferencimin thotë që nuk bëhet fjalë më për të përdorur urrejtjen e socialistëve dhe të shqiptarëve kundër Edi Ramës dhe për të shkuar në një proces zgjedhor, por për të përdorur dëshirën e shqiptarëve për të ndërtuar një shtet të pakapur nga krimi dhe nga politika e kriminalizuar”, shprehet Kryemadhi.
Ish-deputeti i LSI Petrit Vasili
Unë mendoj se Luigi Soreca stimulon Partinë Socialiste dhe jo eksponentët e krimit brenda kësaj partie, ndaj edhe deklaratat e tij janë të mirëkuptueshme nga ne. Me Edi Ramën kryeministër nuk mund të ketë dialog”
Ish-deputeti i partisë demokratike Oerd Bylykbashi
Opozita është e bashkuar dhe nuk ekziston asnjë nga këto probleme që përpiqen të kapin analistët dhe gazetarët. Ne kemi qëndrimin e qartë në lidhje me reformën zgjedhore dhe në lidhje me të gjitha qëndrimet e tjera. Shqipëtarët përcaktojnë fituesit me votë të lirë dhe më këtë histori, Edi Rama e ka prerë biletën, është vetëm çështje kohe.
AlpeNews.al





