• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA ENDE LARG/ Nënkryetari i LDK-së: VV-ja përpiqet për pushtet absolut
Home
Rajon

MARRËVESHJA ENDE LARG/ Nënkryetari i LDK-së: VV-ja përpiqet për pushtet absolut

15 January, 2020 Delo.autor Rajon

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, tha se “angazhimi dhe veprimet e ditëve të fundit të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk janë përpjekje serioze për ndërtimin e institucioneve dhe arritjen e marrëveshjes me LDK-në” për bashkëqeverisje në Kosovë.

“E tëra kjo është një përpjekje e VV-së për pushtet absolut dhe për ta nënshtruar e nënçmuar LDK-në, duke provuar t’ia nëpërkëmbin dinjitetin”, tha Veliu në një postim në Facebook, raporton Rel.

Vetëvendosje, e cila ka dalë fituese në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, dhe LDK-ja, si partia e dytë, janë duke zhvilluar negociata për krijimin e koalicionit qeverisës në Kosovë që nga certifikimi i rezultatit zgjedhor, në fund të nëntorit.

Në tryezën e bisedimeve të tyre ka pasur vazhdimisht kërkesa dhe propozime të reja.

Të martën, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bëri publik “propozimin përfundimtar” që kjo parti ia ka ofruar LDK-së për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Propozimi, mes tjerash, thotë se numri i ministrive në qeveri do të shtohet nga 12 në 14 sosh.

Pesë ministri do t’i takonin Lëvizjes Vetëvendosje, gjashtë LDK-së dhe tri pakicave.

“Kërkesat e sotme të VV-së shkojnë edhe më larg, në synimin e tyre që LDK-ja të shkëputet nga e kaluara e saj evropiane dhe euroatlantike”, tha Veliu në Facebook.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SIMBOLI I PARË I PARTISË SOCIALISTE"/ Balla kujton 27-vjetorin e themelimit të FRESSH: Organizata më e madhe politike rinore e Shqipërisë!
Previous article TRONDITET TIRANA/ Shpërthen bombola e gazit në një byrektore në Yzberisht, plagoset pronarja

Delo.autor

Postime të ngjashme

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën Rajon

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit Rajon

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion Rajon

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT