• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BËMË BABA TË NGJAJ/ I biri në gjurmët e të atit! Fotoja e veçantë e vogëlushit të veshur si snajperist i RENEA-s
Home
Sociale

BËMË BABA TË NGJAJ/ I biri në gjurmët e të atit! Fotoja e veçantë e vogëlushit të veshur si snajperist i RENEA-s

13 January, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në 107-vjetorin e krijimit të policisë së shtetit, zëdhënësi i këtij institucioni Genti Mullai ka zgjedhur që të urojë 11 mijë efektivët përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, të cilin e shoqëron me foton e një vogëlushi 3-vjeçar, që është fëmija i njërit prej pjesëtarëve të RENEA-s. Ai thotë se fotoja e vogëlushit Semi e ka mahnitur, pasi është aq i vogël, veshur si një snajperist dhe i apasionuar pas uniformës së RENEA-s.

“Me këtë foto kuptimplotë të pafajësisë fëmijërore dhe hijeshisë ëngjëllore të 3-vjeçarit Semi, vogëlushi i njërit prej kolegëve tanë të Reneas, dua të uroj të gjithë ata kolegë e kolege që çohen në mëngjes dhe mendojnë se çfarë pune do bëj sot, më ndryshe nga dje, në të mirë të komunitetit dhe të organizatës që e paguan.

Sigurisht që duke marrë shkas edhe nga fotoja e vogëlushit Semi që më ka mahnitur, aq i vogël, veshur si një snajperist dhe i apasionuar pas uniformës së Reneas, dua ta mbyll me një mesazh për elitën tonë, Renean” shkruan ai. Sot u përurua godina e re bashkëkohore e RENEA-s, zhvendosur tashmë nga reparti pranë Thesarit të Shtetit, në Yzbersiht.

Postimi i plote i Genti Mullait
107 vjet Polici e Shtetit

Sigurisht që sot është një ditë e veçantë për të gjithë ne, një ditë festive, kujtese, analize dhe reflektimi.

Me këtë foto kuptimplotë të pafajësisë fëmijërore dhe hijeshisë ëngjëllore të 3-vjeçarit Semi, vogëlushi i njërit prej kolegëve tanë të Reneas, dua të uroj të gjithë ata kolegë e kolege që çohen në mëngjes dhe mendojnë se çfarë pune do bëj sot, më ndryshe nga dje, në të mirë të komunitetit dhe të organizatës që e paguan.

Gëzuar, të gjithë ata kolegë e kolege që dalin nga dera e shtëpisë duke u ndarë me familjarët sikur të ishte momenti i fundit, të gjithë ata kolegë e kolege që duke ecur rrugës e kuptojnë dhe e ndjejnë se janë shërbëtorë të qytetarëve, të gjithë ata kolegë e kolege që punën dhe karrierën e tyre e ndërtojnë mbi tri kolona, integritet, profesionalizëm dhe sakrificë.

Gëzuar, të gjithë ata kolegë e kolege që përbalten padrejtësisht nga aktorë e faktorë të ndryshëm, të gjithë ata kolegë e kolege që rrezikojnë jetën e tyre për të mbrojtur jetën e tjetrit, të gjithë ata që e dashurojnë këtë profesion, që në realitet është mision.

Sigurisht, gëzuar familjarëve të kolegëve tanë dëshmorë, të atyre që sakrifikuan edhe jetën për të mirën e komunitetit.

Gëzuar gjithë familjarëve të punonjësve të Policisë, të cilët janë bërë më polic se vetë ne, pasi flenë me radio te koka, janë bërë ndjekës të lajmeve më të rregullt se vetë ata që prodhojnë lajme, ç’ndodhi aty e këtu, ku kam babin, motrën, nënën, vëllain, kjo është pyetja e tyre sa herë ndodh një situatë.

Gëzuar sinqerisht të 11 mijë familjeve të punonjësve të Policisë. Stresin që kaloni përditë për merakun tonë, s’dimë si t’ua shpërblejmë, pa llogaritur privimet e tjera që ju vijnë për shkak të misionit tonë.

Gëzuar të gjithë ata ish-punonjës policie që me ndershmëri e sakrificë kanë kontribuar gjatë rrugëtimit 107-vjeçar. Mirënjohje e respekt për ta.

Gëzuar gjithë komunitetit, pasi ne jemi tuajt, jemi një prej jush e jemi për t’ju shërbyer dhe sot kjo festë është edhe juaja. Na besoni dhe na mbështesni që bashkarisht të bëjmë më të mirën.

Sigurisht që duke marrë shkas edhe nga fotoja e vogëlushit Semi që më ka mahnitur, aq i vogël, veshur si një snajperist dhe i apasionuar pas uniformës së Reneas, dua ta mbyll me një mesazh për elitën tonë, Renean:

T’i gëzoni ato ambiente, atë kompleks gjigand, që do ju japë mundësinë e përgatitjes akoma më mirë, për t’u përballur me ata që ngrenë dorën mbi ju, mbi ne, mbi qytetarët.

Gëzuar kolegë!

Vogëlushi Semi me të atin
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PD-ja KUNDËR NDRYSHIMIT TË SISTEMIT ZGJEDHOR/ Kaso: I takon një reforme më të thellë, ja problemet e listave të hapura
Previous article SONDAZHI/ Liderët botërorë, Putin më i besueshëm se Trump

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË NJË AGROTURIZËM NË FINIQ/ Flakët përfshijnë restorantin, dëme të konsiderueshme Aktualitet

ZJARR NË NJË AGROTURIZËM NË FINIQ/ Flakët përfshijnë restorantin, dëme të konsiderueshme

EKSPLOZIV NË BANESËN E YLLI ZALLËS/ Gruaja lajmëroi Policinë nga Italia! Dyshimet se e ka vendosur vetë ai Aktualitet

EKSPLOZIV NË BANESËN E YLLI ZALLËS/ Gruaja lajmëroi Policinë nga Italia! Dyshimet se e ka vendosur vetë ai

MOMENTE TMERRI/ Pushuesi tregon si u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar zjarrit në Vlorë Aktualitet

MOMENTE TMERRI/ Pushuesi tregon si u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar zjarrit në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT