• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 January, 2021
AlpeNews

Tirana, Albania

22 January, 2021
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PD-ja KUNDËR NDRYSHIMIT TË SISTEMIT ZGJEDHOR/ Kaso: I takon një reforme më të thellë, ja problemet e listave të hapura
Home
Politikë

PD-ja KUNDËR NDRYSHIMIT TË SISTEMIT ZGJEDHOR/ Kaso: I takon një reforme më të thellë, ja problemet e listave të hapura

14 January, 2020 k.autor Breaking News, Politikë

Partia Demokratike nuk është pro ndryshimit të sistemit aktual zgjedhor në Shqipëri, proporcional rajonal. Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ se çdo sistem ka avantazhet dhe disavantazhet e tij, por në Shqipëri sipas tij, problemi nuk është këtu, por te demokracia e brendshme e partive. Për Kason për momentin duhet të diskutohen cështjet më emergjente të Reformës Zgjedhore, ndërsa sistemi sipas tij i takon një reforme më të thellë kushtetuese. “Nuk besoj se ka një sistem të mirë apo të keq. Sistemi i takon një reforme më të thellë kushtetuese. Duhet të nisë me vërtetësi dhe pa paragjykime. Së pari duhet të diskutojmë pse ka dështuar sistemi aktual” tha ai.

Një nga kritikat e shumta kundër sistemit aktual është se u jep pushtet absolut kryetarëve të partive në hartimin e listave të kandidatëve. Por Kaso nuk e shikon këtu problemin, por tek demokracia e brendshme e partive.  “Është e vërtetë që një nga kritikat që kam dëgjuar për këtë sistem pa të drejtë, se vendosin kryetarët e partive. Nëse ka një fenomen të tillë se është vërejtur nga partitë e mëdha, është defekt i demokracisë. Është një problem që fillon nga demokracia e brendshme e këtyre partive, por nuk mund të adresohet duke ndryshuar sistemin.  

Ne kemi propozuar, pra kryetari, mendimin e tij për pëlqimin e sistemit maxhoritar. Është sistemi që garanton përfaqësimin më të madh të qytetarëve. Në këtë rast kush i firmos listat që depozitohen në KQZ, sigurisht kryetari i partisë, po në sistemin e famshëm proporcional me lista të hapura, kush i dorëzon? Do të ishin po ata kryetarë partish. Fajin nuk e paska sistemi, por abuzimi me pushtetin maksimal i një kryetari partie. Shërimi i kësaj plage është ajo që ne kemi thënë forcimi dhe kontrolli i mekanizmave të brendshëm. Psh. lista e kryetarit të marrë më parë aprovimin e kryesisë apo këshillit kombëtar për ti dhënë zgjidhje fuqisë absolute të kryetarit të partisë.

Duhet t’u kujtoj arsyet që ne në 2009 kemi zgjedhur sistemin proporcional që në kushtet ku në zonat e caktuara kishte filluar infiltrimi i elementit kriminal në politikë. Zgjidhja ishte implementimi i këtij sistemi, që ia linte barrën kryetarit të partisë, që të hartonte një listë që të mos i përmbante këto elementë. Në zgjedhjet e 2009 sistemi funksionoi në një masë të madhe. Janë vetë organet e partive, drejtuesi i PS-së, që deformoi sistemin. Janë mëkate të njerëzve që ia veshim sistemit. Nuk ka një sistem absolutisht të mirë apo të keq” tha ai.

Por cilat janë problemet e një sistemi me lista të hapura? Ivi Kaso i radhit më poshtë. “Ne kemi dhënë gatishmërinë tonë për të diskutuar për sistemet elektorale, qoftë për proporcional kombëtar me lista të hapura. Në Kosovë kanë pranuar dështimin e sistemit të listave të hapura. Përfshinnjë qerfull ankimesh, zgjati njohjen e rezultatit. Ka një numër të pafund ankesash dhe numër personash që pretendojnë se sistemi nuk ka funksionuar. Sistemi i Kosovës është ushtrim demokracie por për fat të keq ka probleme të tjera. Çfarë problemesh do të kishte në Shqipëri? Është e pamundur që për 140 të përzgjedhur, për të pasur kohë në një fushatë për të bërë një fushatë nga veriu në jug të gjithë.

Mendoni që duhet që një person duhet të bëjë një fushatë nga veriu në jug. E pamundur fizikisht dhe ekonomikisht. Kjo do i linte vend dhe do e transformonte fushatën nga fizike në virtuale që do të bëhej në ekrane. Kjo do të kthente të njëjtat defekte të kryetarëve të partive, do u jepte fuqi pronarëve të TV-se të cilët do të kishin pushtet të vendosnin në media dhe kush jo. Debati për sistemin është nxitur nga subjekte të reja, apo persona që në një moment të caktuar ndihen të fuqishëm nga artikulimi i tyre apo që kanë akses të caktuar mediatik në një moment të caktuar dhe kërkojnë ta maksimalizojnë dhe që ky sistem u jep rezultate imediate” tha ai.

Por cfarë përfshin drafti i PD-së për reformën zgjedhore dhe kur do të prezantohet nga opozita e bashkuar? “Ne që javën tjetër do të ndajmë me publikuan paketën tonë për rekomandimet e OSBE-se por jo vetëm, identifikimin biometrik, votimi elektronik, financimi, që edhe kandidatët duhet të bëjnë deklarimet, partitë politike, por edhe aspekte të tjera. Duke bërë një regjistër të gjendjes civile unik dhe të besueshëm. Të përcaktohet roli i policisë në zgjedhje dhe duke i ngarkuar procedura specifike. Në dy zgjedhjet e fundit përfshirja e policisë ka qenë masive duke intimiduar votuesit.

Të përmirësohet sistemi i ankimit zgjedhor, duke ngritur institucione të besueshme. Por edhe aspekte të tjera. Jemi gati të dalim me propozimet tona, pasi nga ana e qeverisë nuk ka pasur asnjë nismë serioze. Të hedhim në treg paketën tonë dhe ti shtrimë dorën procesit të integrimit. Drafte konkrete gati për t’u votuar. Përsa i përket sistemit diskutimi nuk është i mbyllur në radhë të parë me aleatët, ti dëgjojmë dhe të japim edhe kontributin tonë. Nëse të gjithë bien dakord që përveç se sistemi ka pësuar deformime për shumë arsye, hajde të ulemi të zgjedhim një tjetër“. Në fund ai tha se nuk ka asnjë kanal të fshehtë komunikimi me qeverinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIMET NDAJ FEMRAVE/ Blogerja Lekatari: Fajtorë janë edhe burrat edhe gratë. Fëmijët po edukohen me dhunë
Previous article BËMË BABA TË NGJAJ/ I biri në gjurmët e të atit! Fotoja e veçantë e vogëlushit të veshur si snajperist i RENEA-s

k.autor

Postime të ngjashme

DALIN SHIFRAT/ RRITET sërish numri i të infektuarve me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, 7 persona HUMBIN jetën Aktualitet

DALIN SHIFRAT/ RRITET sërish numri i të infektuarve me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, 7 persona HUMBIN jetën

SKANDALI/ Tre muaj përpara zgjedhjeve, rikthehen hijet e lobimit rus për Bashën. DOKUMENTAT Breaking News

SKANDALI/ Tre muaj përpara zgjedhjeve, rikthehen hijet e lobimit rus për Bashën. DOKUMENTAT

KONTRIBUTI GJATË PANDEMISË/ Prof.Dr.Tritan Kalo shpallet "Qytetar Nderi" i Kuçovës Aktualitet

KONTRIBUTI GJATË PANDEMISË/ Prof.Dr.Tritan Kalo shpallet "Qytetar Nderi" i Kuçovës

Facebook Comments

MERO BAZE/ Të gjitha faktet përse SPAK duhet të thërrasë Berishën për 21 Janarin! Blog

MERO BAZE/ Të gjitha faktet përse SPAK duhet të thërrasë Berishën për 21 Janarin!

EDI RAMA/ 4 dëshmorë, zemra të lënduara dhe mendje të trazuara nga kujtimi i një tragjedie Blog

EDI RAMA/ 4 dëshmorë, zemra të lënduara dhe mendje të trazuara nga kujtimi i një tragjedie

SKËNDER MINXHOZI/ Një President njerëzor, në vend të një ikësi Blog

SKËNDER MINXHOZI/ Një President njerëzor, në vend të një ikësi

ASTRIT PATOZI/ Sondazhet e shtuara janë lajm i mirë Blog

ASTRIT PATOZI/ Sondazhet e shtuara janë lajm i mirë

ENDRI KAJSIU/ Juda dhe 12 dishepujt e qarqeve të Partisë Demokratike Blog

ENDRI KAJSIU/ Juda dhe 12 dishepujt e qarqeve të Partisë Demokratike

Na ndiqni në Facebook
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT