Një çift në Filipine zhvilloi të dielën martesën e tyre pavarësisht se gjatë ceremonisë një vullkan shpërtheu në sfond.
Në sfondin e krijuar mund të dallohet qartësisht hiri i çliruar në qiell pas krahëve të çiftit.
Chino dhe Kat Vaflor ishin 10 milje larg Vullkanit Taal, kur fotografi i dasmës, Randolf Evan fotografoi ngjarjen.
Vullkani Taal, rreth 37 milje në jug të Manila në ishullin Luzon, shpërtheu pasdite, duke detyruar banorët të evakuohen pasi ekspertët paralajmëruan se një tjetër “shpërthim i rrezikshëm eksploziv” mund të ndodhte.
“Ne në fakt ishim nervoz gjatë gjithë kohës dhe kontrollonim vazhdimisht mediat sociale për të reja mbi shpërthimin vullkanik. Ne ishim gjithashtu të vetëdijshëm për paralajmërimet dhe nivelet e përshkallëzimit që po jepeshin në kohë reale,” i tha Evan CNN.
“Ne gjithashtu diskutonim në mënyrë diskrete mes nesh se çfarë duhet të bënim kur situata të përkeqësohej”, shtoi ai.
Organizatorët e vendit ku u zhvillua dasma postuan gjithashtu një foto të çiftit në altar ku shkruhej: “Dasma vazhdon!”



