• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
STATISTIKA/ Trefishohet prodhimi i agrumeve në vend, eksportet mbeten modeste
Home
Ekonomi

STATISTIKA/ Trefishohet prodhimi i agrumeve në vend, eksportet mbeten modeste

25 December, 2017 Ina.Autor Ekonomi

Një portokall përmban vitamina dhe minerale të shumta. Të pasur veçanërisht me vitaminën C, të cilat rrisin imunitetin ndaj viruseve, ato janë ndër frutat më të konsumuara gjatë stinës së dimrit. Fatmirësisht, Shqipëria bën pjesë në vendet prodhuese të agrumeve, duke qenë se shtrihet në pellgun e vendeve të Mesdheut (rajonet e ngjyrosura me portokalli në hartë janë prodhuese të agrumeve).

Për sa i përket prodhimit të agrumeve në Shqipëri, nga të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë, sasia e prodhuar e agrumeve është trefishuar që nga 2010. Në vitin 2016, sasia e prodhuar në vend e agrumeve shënoi 40 mijë tonë, nga 13 mijë tonë që ishin gjashtë vite më parë.

Importet kanë ardhur në rënie, eksportet mbeten në vlera modeste

Kryesisht Shqipëria ka importuar nga vendet fqinje, si Greqia dhe Italia. Eksportet e Greqisë arritën në 2016-n rreth 7.9 milionë dollarë, apo rreth 92 për qind e totalit të eksporteve. Në total, në 2016-n, vlera e portokajve të importuar në vend ishte 8.6 milionë dollarë.

Importet arritën nivelin më të lartë në këto gjashtë vite në 2014-n, i cili ishte një vit i dobët për sa i përket prodhimit të tyre në vend.

Për sa u përket eksporteve, ato janë në vlera modeste. Në 2016-n ishin vetëm 12 mijë dollarë, ndërsa në vitin 2014 grosistët shqiptarë nuk mundën që të eksportonin asgjë. (shiko grafikun e eksporteve)

Tregtia e portokajve në BE

280 mijë hektarë në të gjithë BE-në janë vënë në shërbim të mbjelljes së portokajve, gjysma e të cilave janë vetëm në Spanjë. Vitin e shkuar, mbi 2.7 milionë tonë portokaj, me vlerë 1.8 miliardë euro, u eksportuan nga vendet anëtare të Bashkimit Europian. Afërsisht 90 për qind e tyre (2.4 milionë tonë) u tregtuan brenda e BE-së.

Në vendet e Bashkimit Europian. Spanja, e cila eksporton rreth 57 për qind të tyre, është deri më tani vendi që eksporton më shumë, ndjekur nga Greqia me 462 mijë tonë apo 17 për qind.(monitor)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Urime ditëlindjen mami!", ja si e uron nusja e Labinot Gashit vjehrrën e saj (FOTO)
Previous article Krishtlindjet e veçanta të deputetit të PD, vajza e madhe i prezanton shokun e saj

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT