• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA MES SHBA DHE IRANIT/ Analiza e CNN për konfrontimin e drejtpërdrejtë të dy vendeve
Home
Nderkombetare

KRIZA MES SHBA DHE IRANIT/ Analiza e CNN për konfrontimin e drejtpërdrejtë të dy vendeve

13 January, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Javët e para të kësaj dekade të re filluan me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që goditën e vranë një udhëheqës të huaj ushtarak për të parën herë që prej Luftës së Lufta e Dytë Botërore.

Ata u mbyllën me koston tragjike e të paqëllimshme të këtij konflikti, thotë CNN, kur Irani e pranoi se kishte qëlluar gabimisht një avion ukrainas pasagjerësh, duke i marrë jetën të 176 personave në bord.

Ukraina kërkon një hetim të plotë dhe kompensim për viktimat – kryesisht iraniane, kanadeze dhe shtetas të saj. Po tani, cfarë, pyet rrjeti i famshëm televiziv amerikan. Si kompensohen familjet e pasagjerëve dhe ekuipazhit për këtë humbje të padurueshme? Dhe, si do të hartojnë një rrugëdalje nga kjo krizë udhëheqësit amerikane e iraniane, në një kohë kur dy vendet gjenden për të parën herë që prej Revolucionit Islamik të Iranit, në rrugën e konfrontimit të drejtpërdrejtë dhe të hapur ushtarak?

Ende shumë pyetje rrethojnë provat e paraqitur mbi “sulme të tmerrshme dhe të menjëhershme ” kundër amerikanëve që I shtynë Shtetet e Bashkuara të vrisnin javën e kaluar, gjeneralin Kasem Suleimani javën e kaluar.

Senatorët republikanë, Mike Lee dhe Rand Paul, iu bashkuan demokratëve duke u ankuar mbi informacionet që administrata Trump paraqiti në Kongres. “ Ishte përmbledhja më e keqe që kam parë ndonjëherë gjatë nëntë viteve të mia këtu, të paktën për një çështje ushtarake”, tha Lee. Kongresi gjithashtu kërkon të dijë nëse Suleimani po shënjestronte katër ambasada amerikane përpara se të vritej, ashtu siç tha Trump për Fox News të Premten.

Ai gjithashtu do të zbulojë nëse qëllimi i SHBA ishte më i gjerë se kaq. Në të njëjtën ditë kur u ekzekutua Suleimani në Bagdad, Shtetet e Bashkuara u përpoqën pa sukses të vrisnin dhe një zyrtar tjetër të lartë ushtarak iranian në Jemen. Ndërkohë, sondazhi më i fundit i USA Today tregon se amerikanët nuk ndjehen më të sigurt që nga momenti kur u vra gjenerali i fuqishëm Iranian.

Angela Merkel, kujton CNN, shkoi në Moskë te fliste me Vladimir Putinin për zgjidhjen e krizës, dhe jo në Washington. Pra, a është mbyllur kriza mes Amerikës dhe Iranit? Jo, aspak, vazhdon analiza e Christiane Amanpour, e cila përmend raundin e ri të sanksioneve që Trumpi u zotua të vendosë ndaj republikës islamike, dhe shprehet se ndërsa përballja direkt ushtarake mes dy vendeve mund të jetë shmangur për momentin, liderët iranianë do të vazhdojnë te ndjekin axhendën e tyre të kahershme politike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FESTIVALI/ Kelvi Kadilli: Elvana do na përfaqësonte më mirë në Eurovision kurse Arilena...
Previous article NGËRÇI/ Cilat janë rrugët e tjera për ngritjen e qeverisë, përveç koalicionit VV-LDK?

Delo.autor

Postime të ngjashme

MASAKËR NË TURQI/ 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin Botë

MASAKËR NË TURQI/ 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati? Botë

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati?

KAOS NË SHTËPINË E BARDHË PAS HUMBJES SË ZGJDHJEVE/ Rubio mendon dorëheqjen për t’u distancuar nga Trump para zgjedhjeve të 2028-ës Botë

KAOS NË SHTËPINË E BARDHË PAS HUMBJES SË ZGJDHJEVE/ Rubio mendon dorëheqjen për t’u distancuar nga Trump para zgjedhjeve të 2028-ës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT