• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I RRIHTE DHE I NXIRRTE LAKURIQ/ Dëshmia e gruas i lë pa fjalë të gjithë: Ish-burri ka pasur 50 gra
Home
Breaking News

I RRIHTE DHE I NXIRRTE LAKURIQ/ Dëshmia e gruas i lë pa fjalë të gjithë: Ish-burri ka pasur 50 gra

13 January, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News

Rubrika “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan solli historinë e pazakontë të zonjës Deliko, e cila në studio rrëfeu dhunën 15-vjeçare nga ish-bashkëshorti.

E braktisur nga fëmijët, ajo sot banon në një kasolle shumë afër bashkëshortit. Znj.Deliko kërkon nga vajza e saj që ta ndihmojë, sepse ndodhet në mes të katër rrugëve. Histosia e saj habit zonën Eni Çobani, por edhe publikun në sallë.

Eni Çobani: Ju çfarë dini për pjestimin e pasurisë që e fajësoni mamanë?

Blerta: Po e fajësoj sepse që ka arritur deri në këtë pikë është faji i saj. Babai i la një truall dhe një dhomë.

Eni Çobani: Kush ishte dhomë, ajo që qëndronin lopët edhe dhitë? Atë quan dhomë ti?

Blerta: Po një kasolle. Të lutem zonja Eni.

Eni Çobani: Nëna jote i ka lëshuar shtëpinë 2-katëshe babait tënd dhe nëna me 4 fëmijë nga kjo drejtësi shqiptare është futur në kasollen e lopëve.

Blerta: Po!

Eni Çobani: Ju vazhdoni dhe jeni ngjitur me Rahmanin?

Deliko: Zonja Eni ne kemi një mur ndarës. Nuk kisha ku të veja me 4 fëmijë.

Deliko: Zonja Eni ai vjen fle me bashkëjetuesen aty tek unë. Djali fle me nusen në një dhomë ai tek dhoma tjetër.

Eni Çobani: Aty tek ti? Domethënë e ka vazhduar jetën Rahmani ka marrë grua tjetër?

Deliko: Ai Rahmani ka marrë mbi 50 gra, i mbante nga dy muaj, i rrihte, i torturonte, i nxirrte dhe lakuriq, ka pasur raste që kjo ju ka dhënë rroba që i vishinin dhe iknin. Nga torturat ato iknin. Tani ka marrë një tjetër, po e ka veshur me shami atë, edhe vjen fle aty tek shtëpia ime, shtëpinë e tij e lë bosh.

Eni Çobani: Pa fjalë!

Ish-bashkëshorti i zonjës Deliko, Rahmani ndërhyn në studio përmes lidhjes telefonike. Ai mohon të gjitha akuzat dhe refuzon që ta ketë dhunuar ish-gruan. Rahmani tregon se është në gjyq me Delikon, sepse ajo ka shkatërruar sende nga shtëpia e tij, por gjithashtu e akuzon se ka dhunuar atë dhe bashkëjetuesen e tij aktuale.

Rahman: Unë jam divorcuar dhe divorcin e kërkoi Deliko. Në vitin 2003, a diçka e tillë, ka ndarë dhe pasurinë ashtu siç e deshi ajo dhe u kam dhënë pension fëmijëve. Kam 6 fëmijë unë, se kam dhe dy të tjerë, por dhe këtyre të katërve ju kam dhënë pension sipas ligjit. Përsa i përket kësaj që i kam ushtruar dhunë, për sa i përket viteve kur ishim të martuar, pse s’u ankua ajo zonja. Dhe ajo zonja meqë unë kam ushtruar dhunë për 15 vite sa ishim të martuar dhe 20 vite sa ishim të divorcuar, sot u kujtua kjo, apo sot kërkon të më shkatërrojë me çdo kusht. Jam në proces gjyqësor, se është ajo me gruan time, me bashkëshorten time.

Eni Çobani: Pra dy gra që zihen për ju?

Rahaman: Jo nuk zihen për mua.

Eni Çobani: Për çfarë zihen?

Rahaman: Për veten e vetë. Dhe unë në gjyq jam për shkelje të urdhrit të mbrojtjes se ajo më ka shkatërruar disa gjëra, më ka ushtruar një dhunë psikologjike.

Zonja Eni Çobani kërkon prej tij një ballafaqim në studio me ish- bashkëshorten dhe fëmijët, por Rahmani shprehet se vetëm pas përfundimit të proceseve gjyqësore mund të vijë në studio. /tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGËRÇI/ Cilat janë rrugët e tjera për ngritjen e qeverisë, përveç koalicionit VV-LDK?
Previous article MOMENT I PABESUESHËM/ Studentët iranianë nuk pranojnë të shkelin flamujt e SHBA-së dhe Izraelit! (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

"PRANIA BESNIKE"/ Zbardhen raportimet, ankesat e mbledhura dhe porositë e kryeministrit! Rama: Procesi duhet të vijojë sipas objektivave Breaking News

"PRANIA BESNIKE"/ Zbardhen raportimet, ankesat e mbledhura dhe porositë e kryeministrit! Rama: Procesi duhet të vijojë sipas objektivave

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu” Aktualitet

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT