Për këtë arsye, opsioni më i mirë është përgatitja e kondicionerëve në kushte shtëpie, me produkte plotësisht natyrale.
Më poshtë po ua paraqesim një metodë të tillë.
Përbërësit:
2 vezë (të bardhët e vezës)
2 lugë mjaltë
1 lugë vaj organik kokosi
Metoda:
Përzieni dhe tundni të gjithë përbërësit së bashku. Hidhni këtë përbërje në flokë duke u siguruar që keni përfshirë të gjithë flokët tuaj dhe lëreni të qëndrojë për 20-25 pastroni flokët me ujë të ftohtë, transmeton indeksonline.
Të bardhët e vezës promovon rritjen e flokëve dhe përfundimisht zvogëlon rënien e flokëve. Mjalti vepron si një kondicioner natyral dhe i bën flokët super të butë dhe me shkëlqim.
Shënim:
Sigurohuni që nuk jeni duke përdorur ujë të ngrohtë për ta pastruar këtë maskë nga flokët tuaj ngaqë uji i ngrohtë mund të bëjë që e badha e vezës të largohet me vështirësi nga flokët tuaj.


