• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I dha nënshtetësinë shqiptare, Meta: Pse e mora tani këtë vendim për Kryepeshkopin Janullatos
Home
Shqipëri

I dha nënshtetësinë shqiptare, Meta: Pse e mora tani këtë vendim për Kryepeshkopin Janullatos

25 December, 2017 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Presidenti i Republikës Ilir Meta në këtë ditë të bekuar për katolikët dhe ortodoksët, me rastin e Krishtlindjeve, komentoi vendimin që mori për t’i dhënë nënshtetësinë shqiptare Kryepeshkopin Anastas Janullatos.

Në një prononcim për mediat, jashtë ambienteve të Kishës Ortodokse, Meta shpjegoi arsyet se pse erdhi tani ky vendim, ndërsa vlerësoi rolin dhe kontributin e Janullatos në vendin tonë.

“Përgjigjen më të mirë e tha fortlumturia e tij. Është si puna e verës. Mendoj se është një moment shumë pozitiv i shprehjes së mirënjohjes për këtë vepër të madhe që ai krijoi me lidershipin e tij të jashtëzakonshëm për 25 vite, duke e ringritur nga hiri kishën autoqefale. Ajo që është me rëndësi, investimi i tij, edukimi i tij për të krijuar një plejadë të Kishës Ortodokse, që kanë arritur në këto nivele të larta. Dua të theksojë se lidershipi i tij në krye të kësaj kishe ka qenë mundësi e shkëlqyer jo vetëm për kishën ortodokse autoqefale, por edhe një mundësi për të promovuar Shqipërinë si një vend europian. I një vend i bashkëjetesës fetare. Lumturia e tij ka predikuar për gjithë shqiptare për paqe.”, tha Meta.

Pyetjes së gazetarëve nëse ky vendim lidhet me deklaratën e Janullatos se kisha do të ketë pasardhës shqiptar, Meta iu përgjigj se: “Mendoj se kjo lidhet me veprën e tij dhe ashtu sikurse ai u shpreh se ‘vera sa më e vjetër të jetë aq më shumë vlera ka’. Unë do thoja se sa më shumë vite do të kalojnë nga sot, aq më shumë do lartësohet figura dhe kryevepra e tij në modernizmin e kishës Ortodokse Autoqefale”.

Po ashtu kreu i shtetit uroi të gjithë besimtarët e krishterë për festën, për shpresë dhe solidaritet.

“Shpresë, dashuri, solidarit dhe paqje. Të gjithë të jemi sa më pranë familjeve tona dhe njëri-tjetrin. Të bashkëpunojmë për më shumë paqe e mbarësi dhe begati, për më shumë vëmendje dhe kujdes ndaj atyre që janë të pamundur, në mënyrë që të kemi shoqëri të bashkuar dhe në të ardhmen. Krishtlindja është pak më e veçantë. Jo vetëm se Kisha Ortodokse është dhe më shqiptare, por edhe evropiane, më gjithëpërfshirëse, edhe më e vendosur në ato vlera të solidaritet dhe mirëkuptimin që çojnë këtë shoqëri në me besim drejt evropianizimit të plotë. Kjo është një ditë e cila ka dhe shumë diell, dhe shumë shpresë”, tha Meta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E reja martohet me plakun, por pas dasmës merr një lajm që nuk i pëlqeu aspak
Previous article HUMBJET E 2017/ Kush janë personazhet ikonë që ndërruan jetë gjatë këtij viti (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT