Viti 2017 ka qenë sa i mirë për nga risitë që ka sjellë, por edhe i kobshëm për disa nga humbjet e personazheve kryesorë në disa sfera ndërkombëtare.
Kështu BBC ka nxjerrë listën me personazhet e vitit 2017 që vdiqën, por që pas lanë shenjë për atë çka punuan gjatë gjithë jetës së tyre.
***
Emmanuelle Riva – Aktore e famshme, e cila ka qenë e nominuar për çmim ‘Oskar’ në vitin 2013. Riva ka luajtur në disa filma aksion, një prej tyre edhe me aktoren hollivudiane Jennifer Lawrence. Aktorja vdiq në moshën 89 vjeçare, nga një lloj kanceri në fund të muajit janar 2017.
Sir Roger Moore – I cilësuar si aktori që luante role specifike ku pjesë të rëndësishme në skenar luante ‘ironia’ si figurë primare, Moore gjithashtu njihet edhe si një ndër aktorët britanikë të veshur më mirë gjatë gjithë kohës që jetoi.
Chuck Berry – Publiku e njeh si “shpikësi i Rock’n’Roll”. Berry ka luajtur si muzikant në shumë prej shfaqjeve me emër në SHBA, e jo vetëm. Ai vdiq në moshën 90 vjeçare, në muajin mars të këtij viti.
Fats Domino – Në fakt e vërtetë ose jo Domino është i dyti mbas Elvis Presley-it përsa i përket famës, dhe fansave në të njejtën kohë. Këngëtari i famshëm amerikan numëron me miliona kopje të shitura të albumeve të tij. Këtë vit ai vdiq në moshën 89 vjeçare, në muajin tetor.
Tom Petty – “Tekstshkruesi më i mirë amerikan”, kështu e njeh publiku një ndër miqtë e ngushtë të këngëtarit Elvis Presley. Pasi ky i fundit e futi në botën e muzikës, Petty u shfaq në disa spektakle dhe koncerte të ‘TheBeatles’, apo ‘ED Sullivan Show’ në SHBA. Ai vdiq në moshën 66 vjeçare, në muajin tetor.
Vinod Khanna – Aktori i Bollywood-it indian cilësohet akoma edhe sot si një prej meshkujve më tërheqës që ka patur kinematografia e huaj. Khanna njihet si një prej “të këqinjëve” të filmave indianë, sepse në shumicën e rasteve luante role ushtarësh, ose personazhesh negativë. Khanna vdiq moshën 70 vjeçare, në prill të këtij viti.
Sir Howard Hodgkin – Piktori i famshëm anglez njihet për natyrën e tij kontradiktore. “Jashtë limitit real” e quanin mediat punën e Hodgkin. Britaniku vazhdimisht kishte dëshirë që të ripunonte pikturat e tij disavjeçare, dhe t’i sillte edhe njëherë për publikun, duke rrëmbyer edhe çmime si ato në Bienalen e Venecias. Ai vdiq në mars të këtij viti, në moshën 84 vjeçare.
Sir John Hurt – “Aktori më madhështor në botë”, kështu është përkufizuar nga mediat Hurt. Personazh i shumë prej tragjedive me emër në letërsinë botërore si Hamleti, Ushtari i Zhveshur, Natën në Nju Jork, apo edhe pjesë të tjera teatrale që Hurt i luajti me shumë profesionalizëm. Ai vdiq në moshën 77 vjeçare në janarin e këtij viti.
Glen Campbell – Një muzikant i cili ka fituar brenda një nate 4 çmime të njëpasnjëshme ‘GRAMMY’. Ky është Campbell. Djaloshi i ri nga Arkansasi i SHBA-ës, ishte gati për t’i hyrë muzikës dhe për të bërë histori. Edhe kështu ndodhi. Një instrumentist i shkëlqyer, Glen mësoi deri në perfeksion instrumentin e kitarës. Ai vdiq në moshën 81 vjeçare në, gusht të këtij viti.
Sam Shepard – Aktor, skenarist, e gjithashtu producent. Shepard njihet për produksione të rëndësishme të cilat kanë marrë çmime në Festivalin e Kanës, apo edhe në Akademinë e ‘Oskar’. Shepard vdiq në korrik të këtij viti, në moshën 73 vjeçare.
Mary Tyler Moor – “Ajo ka ndryshuar objektivin se si shihet femra në përditshmëri”, kështu e kanë përcaktuar aktoren e çmimeve “Emmy”. Ndërkohë jeta e saj nuk ka qenë kaq e mirëfilltë. Ajo pati shumë probleme me alkoolin dhe homoseksualitetin e saj. Ajo vdiq në moshën 80 vjeçare, në janar të këtij viti.
Michael Bond – Shkrimtari i famshëm i cili i rrëmbeu të gjithë sytë e lexuesve me serinë e tij të botimeve për fëmijë. Bond është një prej botuesve më të famshëm të librave rrëfimtarë (narrativë) në të gjithë botën. Ai vdiq në qershor të këtij viti, në moshën 91 vjeçare.
Azzedine Alaia – I biri i një fermeri tunizian, Alaia u shndërrua në një prej stilistëve më epikë të kohës kur ai mori emër. “Mjeshtri i qepjes” është quajtur nga emrat e modës në mbarë botën. Themelues i shtëpisë së tij të modës Alaia vdiq në moshën 77 vjeçare, në muajin nëntor të këtij viti.
Anita Pallenberg – Aktorja me origjinë gjysëm gjermane dhe gjysëm italiane, mori hov në vitet ’60 kur në të njejtën kohë dolën edhe grupi i famshëm ‘Rolling Stones’. Kur u largua nga gjimnazi për t’u zhvendosur në Nju Jork, Pallenberg kishte shumë dëshirë që të bëhej pjesë e ekraneve botërorë. Anita vdiq këtë qershor të këtij viti, në moshën 75 vjeçare.
Përgatiti: AlpeNews.al