• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROCESI I RINDËRTIMIT/ Balla: Brenda vitit përfundojmë shtëpitë në zonat rurale dhe ngrihen kantieret e ndërtimit në qytete
Home
Politikë

PROCESI I RINDËRTIMIT/ Balla: Brenda vitit përfundojmë shtëpitë në zonat rurale dhe ngrihen kantieret e ndërtimit në qytete

11 January, 2020 F.autor Politikë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë në mbledhjen e Asamblesë socialiste në Elbasan, ku theksoi angazhimet e PS-së për vitin 2020, duke filluar me pjesën më të rëndësishme të këtij viti, që është rindërtimi i vendit pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

“Viti 2020 është një vit i rëndësishëm për Shqipërinë sepse është viti i rindërtimit të dëmeve të shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Kjo fatkeqësi ka lënë pas, jo vetëm, dhimbjen e jetëve të humbura, por edhe shumë dëme ku mijëra familje janë pa shtëpi dhe po ashtu shumë institucione të dëmtuara. Në lidhje më këtë situatë, qeveria ka parashikuar, jo vetëm buxhet, por edhe masat për shërimin e plagëve të lëna pas nga tërmeti. Brenda vitit 2020 duhet të kenë përfunduar të gjitha shtëpitë në zonat rurale dhe të jenë ngritur po ashtu të gjitha kantieret e ndërtimit në qytete”, tha ai.

Por, Balla tha se “vëmendja dhe angazhimet e tjera të qeverisë në shërbim të qytetarëve nuk do të ndalen”. Ai vuri theksin tek një hap i madh përpara përsa i përket shërbimeve publike.

“Do të doja t’i kërkoja bashkisë dhe të gjitha institucioneve publike që të bëhen përçues të një hapi të madh që ka ndërmarrë qeveria për dixhitalizimin e shërbimeve publike”.

Balla tha se “luftë e pakompromis do të vijojë ndaj krimit e korrupsionit në çdo hallkë të tij”.

“Luftën kundër krimit të organizuar do ta intensifikojmë shumë fort në ditët në vijim, për të identifikuar çdo lloj grupimi kriminal apo individ që e ka vënë pasurinë në mënyrë të pandershme. Beteja ndaj KÇK-së nuk përfshin vetëm largimin nga sistemi i drejtësisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, por edhe identifikimin dhe vënien para ligjit të çdo lloj elementi kriminal”, tha Balla.

Ai tha se “prej disa muajsh, Partia Socialiste është në një proces riorganizimi, ripërtëritje dhe përgatitje për zgjedhjet parlamentare të qershorit 2021”. “Mandati i tretë për ne është një konsolidim i gjithçkaje kemi arritur dhe një forcim i mëtejshëm i çdo pune të mirë që është bërë deri tani në Shqipëri”, tha Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U VRA NË FRANCË/ Mbërrin në Berat trupi i Brunilda Kovaçit. Nëna kërkon dy djemtë e burgosur në varrim
Previous article NDËRTIMI I LAGJES SË RE NË DURRËS/ Ja zonat që po studiohen

F.autor

Postime të ngjashme

MBLIDHET SOT KUVENDI/ Në rend dite veprimtaria e KQZ-së, Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të pavarura Politikë

MBLIDHET SOT KUVENDI/ Në rend dite veprimtaria e KQZ-së, Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të pavarura

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht Politikë

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat Politikë

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT