• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U VRA NË FRANCË/ Mbërrin në Berat trupi i Brunilda Kovaçit. Nëna kërkon dy djemtë e burgosur në varrim
Home
Breaking News

U VRA NË FRANCË/ Mbërrin në Berat trupi i Brunilda Kovaçit. Nëna kërkon dy djemtë e burgosur në varrim

11 January, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Disa ditë pas vrasjes, ka mbërritur pranë familjes në Berat, trupi i pajetë i 37-vjeçares Brunilda Kovaçi, e cila u gjet e masakruar në një pyll të Francës. Pasi u dha lamtumira në shtëpinë e nënës së saj, në orën 14:00 trupi i pajetë i 37-vjeçares u përcoll për në banesën e fundit.

Nëna e vajzës, Fatime Kovaçi dhe familjarët e saj kanë deklaruar se, nuk i ndihmoi askush për sjelljen e trupit të pajetë të vajzës nga Franca në Shqipëri. Ata pohojnë se, janë kredhur në borxhe për marrjen e trupit të Brunildës, ndërkohë që djalin e saj 3-vjeçar, Leonardon, nuk kanë mundur dot ta marrin në Shqipëri sepse nuk i ka lejuar shteti francez, për shkak të mungesës së dokumentacionit të plotë. Fatimeja, mes lotësh, kërkoi nga shteti edhe ardhjen e 2 djemve që ka në burg për të marrë pjesë në funeralin e motrës së tyre të vetme, për të cilët bëri edhe kërkesë pranë IEPV-së Berat por askush nuk ia solli.

Ishte pikërisht data 25 dhjetor kur nëna e një djali 3 vjeç, u gjet e vrarë në një park në Mougins të Francës. Trupi i gruas shqiptare, që mendohet se ka qenë prostitutë, u gjet pjesërisht i djegur dhe i zhveshur, ndërkohë që autori, një klient, ka pranuar krimin.

Ndërkohë, një ditë pas ngjarjes së rëndë, familjarët e viktimës, në një intervistë për gazetaren e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Eneida Petova, apeluan për ndihmë, ku kërkonin që shteti t’i ndihmonte për të sjellë trupin e vajzës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STERLINA NË 2020/ Analistët: Fokusi do të jetë te ekonomia, Brexit
Previous article PROCESI I RINDËRTIMIT/ Balla: Brenda vitit përfundojmë shtëpitë në zonat rurale dhe ngrihen kantieret e ndërtimit në qytete

F.autor

Postime të ngjashme

PLAGOSET ME THIKE I RIU NË SHËNGJIN/ Transportohet me urgjencë në spitalin e Lezhës Aktualitet

PLAGOSET ME THIKE I RIU NË SHËNGJIN/ Transportohet me urgjencë në spitalin e Lezhës

ZBARDHEN TË TJERA DETAJE NGA VRASJA E EDMOND SULËS/ Autori nuk la gjurmë, dy pistat ku po heton policia Aktualitet

ZBARDHEN TË TJERA DETAJE NGA VRASJA E EDMOND SULËS/ Autori nuk la gjurmë, dy pistat ku po heton policia

“PLAS” SHERRI TE “SYRI I KALTËR” PËR NJË ÇELËS BIÇIKLETE/ Administratori përfundon me fraktura, një i arrestuar Aktualitet

“PLAS” SHERRI TE “SYRI I KALTËR” PËR NJË ÇELËS BIÇIKLETE/ Administratori përfundon me fraktura, një i arrestuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT