• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LE MONDE”: Franca gati t’i thotë PO Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut
Home
Politikë

“LE MONDE”: Franca gati t’i thotë PO Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut

10 January, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Nga Jean-Pierre Stroobants dhe Virginie Malingre

Pasi bllokoi hapjen e negociatave për anëtarësimin e Bashkimit Evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në Tetor 2019, Franca tani duket se është e gatshme të rishqyrtojë qëndrimin e saj. Charles Michel, Presidenti i Këshillit Europian, e konfirmoi këtë të enjten, 9 janar, në Kroaci, vendi i cili ka marrë kryesimin e BE që nga fillimi i këtij viti. “Nëse ka një marrëveshje për të modernizuar procesin e zgjerimit, unë besoj se ka hapësirë për përmirësim,” tha ai.

“Sikurse Emmanuel Macron i tha Andrej Plenkoviçit, kryeministrit kroat, i cili ishte në Paris të marten në 7 janar, Franca është e gatshme të rishohë qëndrimin e saj nëse ndryshon metoda e negociatave”, kanë konfirmuar për Le Monde në Pallatin Elysée. “Për ne, ky është një parakusht, që mbështetet nga rreth 15 vende anëtare të Bashkimit Europian” këmbënguli presidenca franceze.

Në Zagreb të premten, presidentja Komisionit Evropian ishte e kujdesshme. “Nuk shtë e nevojshme të ndryshojmë rregullat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,” tha Ursula von der Leyen, ndërsa konfirmoi se Komisioni po përgatitet të bëjë propozime për një ndryshim në metodologji.

“Ne duam ta bëjmë Zagrebin një sukses,” tha Macron pas takimit të tij në Paris me Plenkoviç, duke iu referuar samitit që do të zhvillohet nga BE dhe vendet e Ballkanit Perëndimor në maj, në kryeqytetin Kroat.

Kjo deklaratë konsiderohet inkurajuese nga ata që besojnë se është e nevojshme të dërgohet shpejt “një sinjal pozitiv” për të shtruar rrugën drejt “perspektivës së pranimit”.

Në fund të vitit 2019, Franca sugjeroi të zëvendësojë procedurën e vështirë të negociatave aktuale (35 “kapituj” që mbulojnë të gjitha politikat e BE) me një proces shtatë hapash “konkret, gradual, rigoroz” . “Ky është një process që i bind njerëzit” tha atëhere presidenti Macron.

I takon Komisionit të zhvillojë shpejt këtë metodë të re. Komisioneri i ri i zgjerimit, hungarezi Oliver Varhely, po punon për këtë çështje. Ai u takua, të mërkurën në 8 Janar, në Paris, me Kryeministrin francez Edouard Philippe dhe Sekretarin e Shtetit për Europën, Amélie të Montchalin.

“Sot, një shtet i cili hyn në procesin e gjatë të negociatave e hap shampanjën një herë kur ato fillojnë dhe pastaj, shumë vite më vonë, kur ato mbarojnë. Ndërkohë, vendi në fjalë mbetet, gjatë gjithë kësaj kohe mbetet jashtë Evropës. Ky kalvar i pafund dhe kjo kohë e gjatë, mund të çojnë, siç po ndodh në Serbi, drejt një zhgënjimi të qytetarëve në lidhje me idenë e Evropës. Prandaj më mirë do ishte zhvillimi i një procesi që u mundëson këtyre vendeve edhe të “përshtaten” gradualisht me BE edhe të shohin pas çdo faze që kalojnë, ndonjë arritje konkrete”, ka komentur një ekspert francez i kësaj çështje planin e qeverisë së tij.

Një burim tjetër shpjegon: “Ne kemi nevojë për një proces më politik, më gradual, përgjaë të cilit përpjekjet e vendeve kandidate shpërblehen hap pas hapi me shtimin e ndihmës evropiane. Por, ky proces ka karrotën dhe shkopin sepse, nëse vendet kandidate bëjnë pas, ai edhe mund të kthehet. Sipas vizionit francez, procesi do të shndërrohej në një integrim gradual të vendit, sa herë përfundonte trajtimi i një teme kryesore.

Shumë i vëmendëshëm që fqinjët e tij të mos bien nën ndikimin rus, kinez ose arab, Kryeministri kroat ka planifikuar të mbledhë krerët e shteteve dhe qeveritë e Bashkimit Evropian dhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në Zagreb, në 7 maj. Plenkoviç shpreson, siç tha ai të enjten, se samiti joformal “do të shënojë një faqe të re në historinë e zgjerimit evropian”.

Por, që kjo të ndodhë, Këshilli Evropian, që do të mbahet në Bruksel në mars, duhet të hedhë një hap të rëndësishëm përpara. Pra 27 krerët e vende e anëtarë duhet ta kenë marrë vendimin si për miratimin e një reforme të procesit të pranimit, por edhe atë për të hapur negociatat me Shkupin dhe Tiranën.

“Debati do të jetë i ndërlikuar”, komenton Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel. Edhe nëse Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do ti hapej drita jeshile, ky do të qe vetëm fillimi një rruge shumë të gjatë bisedimesh.

Drejtuesit e Ballkanit Perëndimor duhet, në çdo rast, të ftohen në një takim në ditën e dytë të Këshillit Evropian të Marsit. “Ne duhet të kemi diçka për t’i ofruar atyre”, insiston nga pala kroate.

“Ne mund të arrijmë një rezultat pozitiv me kusht që rregullat të jenë të qarta deri në maj. Do të ishte një fitore, por jo një fitore ndaj Francës, pozicioni i së cilës pa dyshim është interpretuar keq, – këmbëngul një burim qeveritar në Paris-. Qëllimi ynë nuk ishte të kundërshtonim me çdo çmim, por një thirrje për të reflektuar dhe reformuar. Për tu rinovuar për tu integruar më mirë. “

Le Monde

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BËN GODITJEN E DYTË NË MERKATO/ Milan arrin akordin me mbrojtësin e klubit të Serie A...
Previous article MIQËSORJA E YJEVE/ Greqia mposht Turqinë dhe shkon në finale

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë Aktualitet

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT