• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIMI MANSTRUOZ NË MALLAKASTËR/ Nëna e autorit shpërthen në lot: Drita i ka dhënë gji Visit, të më hiqte qafe mua se atë
Home
Aktualitet
Kronikë

KRIMI MANSTRUOZ NË MALLAKASTËR/ Nëna e autorit shpërthen në lot: Drita i ka dhënë gji Visit, të më hiqte qafe mua se atë

10 January, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

“Djali të më vriste mua, pastaj të shkonte tek Drita”. Kështu shprehet Violeta Zotaj, nëna e njërit prej autorëve të vrasjes makabre të Drita Saliajt në Mallkaster.

“Drita, Hairi dhe çuni Vani ishin njerëz florinj. Ne hanim e pinim bashkë. Punonim në arë bashkë me Dritën. Vani (djali i viktimës) dhe Visi janë njësoj. Të arrijë djali im të bëjë vrasje tek ajo nuk ka mundësi…ai të më vriste mua pastaj të shkonte atje”, shprehet mes lotësh për abc news, Drita Zotaj, banore e fshatit Gjerbës të Mallakastrës.

“Ervisi ka pirë qumësht tek ajo…e merrte dhe i thoshte “do pish sisë te gegeja”. Të bëjë Visi im këtë, më dhemb shpirti për Dritën. E kisha shumë shoqe, më 2 Janar e takova dhe e urova për festat. Ajo s’më dëgjon… ngrehu Drita dëgjo ca po them”, shprehet mes lotësh Violeta e cila nuk mundi ta vazhdojë më bisedën.

Ngjarja

Më datë 5 Janar, në mbrëmje 3 persona kanë shkuar në banesën e Drita Saliajt e cila jetonte e vetme në Gjerbës të Mallakastrës, ndërsa burrin dhe fëmijët i kishte në Greqi. Mendohet se Drita u ka servirur edhe kafe “mysafirëve” të cilët ishin aty me qëllimin për ta grabitur.

Tre autorët e krimit e kanë mbytur me shall Dritën e më pas trupin e kanë transportuar në një rezervuar me ujë. Familjarët janë alarmuar pasi Drita nuk përgjigjej në telefon. Më datë 6 Janar ata kanë denoncuar në polici, e cila ka zbardhur ngjarjen dhe ka arrestuar autorët. Ata janë: Luis Saliaj 16 vjeç (nipi i bashkëshortit të viktimës) Sindi Shehaj 16 vjeç dhe Ervis Zotaj 26 vjeç.

Masa e sigurisë për të tre autorët e dyshuar është shtyrë për ditën e neserme në Gjykaten e Fierit. Familjarët janë distancuar dhe kanë kërkuar dënim maksimal për autorët e krimit të rëndë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E NDERSHME, E THJESHTË..."/ Noizy pranon se është i dashuruar (FOTO)
Previous article "REVOLUCION" TEK KAMPIONËT E ANGLISË/ Guardiola bën gati pesë blerje të mëdha, ja emrat

k.autor

Postime të ngjashme

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim Aktualitet

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

PAS ZJARRIT NË HOTEL/ Operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit Aktualitet

PAS ZJARRIT NË HOTEL/ Operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT