• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E KASTRIOT REÇIT/ Autori hyri i veshur si burrë, doli si grua. Me flokë bisht e fustan. Çfarë filmuan kamerat
Home
Breaking News

VRASJA E KASTRIOT REÇIT/ Autori hyri i veshur si burrë, doli si grua. Me flokë bisht e fustan. Çfarë filmuan kamerat

10 January, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhet dosja e Prokurorisë për krimin e ndodhur në Rrëshen, ekzekutimin mafioz te ndodhur tri ditë më parë në qendër të qytetit, ku u vra biznesmeni Kastriot Reçi.

Nderkohe qe autori mbetet ende i paidentifikuar, në zonën ku u vra biznesmeni Kastriot Reçi u gjet arma tip snajper me silenciator, një paruke dhe një kanotiere.

Këto dyshohet se janë përdorur nga vrasësi i 47-vjeçarit, ndërsa janë dërguar në Policinë Shkencore ku do të kryhen ekzaminimet për të gjetur ndonjë gjurmë të mundshme, që mund të çojnë në identifikimin e vrasësit.

Sipas dosjes, kamerat e sigurise kane filmuar momentin kur nje person, qe dyshohet si autori ka hyre ne pallatin nga u qellua i veshur si burre dhe ka dale prej godines, si grua, me paruke, me floket e lidhura bisht dhe me fustan.

KAMERAT E SIGURISE

Nga këqyrja rezultoi se subjektet e katit të parë të pallatit ishin të pajisura me kamera sigurie, ku pas marrjes dhe këqyrjes së tyre rezultoi se: Rreth orës 06:35, nga ana lindore e pallatit, te lokal “Europa”, afrohet një automjet tip fuoristradë “Mercedez Benz”, në dukje ngjyrë gri, model 164 (targat nuk filmohet), e cila ndalon te hyrja e pallatit, ku nga dera e pasme e djathtë e automjetit zbret një person, në dukje mashkull, i veshur me një xhup ngjyrë të hapur, me tegela horizontale, me kapele me strehë dhe me kapuç në kokë, me tuta ngjyrë të errët.

Pasi zbret nga mjeti, del nga pjesa e pasme ku nxjerr nga bagazhi i mjetit një çantë në formë gjatësore, si ato që përdoren për mbajtjen e armëve të gjata. Më pas merr një çantë tjetër nga sedilja e pasme e mjetit dhe me dy çanta në dorë niset në drejtim të hyrjes së pallatit.

Më pas, automjeti largohet në drejtim të rrugës së tregut. Në orën 12:07, vërehet një person duke dalë me shpejtësi nga hyrja e pallatit, në dukje trup i gjatë, me flokë të gjata të lidhura nga pas si bisht (në dukje si paruke), me një fustan me ngjyrë të zezë dhe tuta poshtë fustanit, me syze të errëta, me një çantë të errët, i cili lëviz me shpejtësi në këmbë në drejtim të rrugës që të dërgon te tregu i fruta-perimeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BESOJ SE ËSHTË NJË..."/ Rol te “I Love Tropoja” Julian Deda ‘rrëfen’ detaje nga personazhi i tij
Previous article "NUK TA VAR JOO, KOT E KE"/ Pas Taynës ylli i Real Madrit i shkruan dhe moderatores shqiptare s*ksi (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim Aktualitet

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

PAS ZJARRIT NË HOTEL/ Operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit Aktualitet

PAS ZJARRIT NË HOTEL/ Operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT