• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RINDËRTIMI PAS TËRMETIT/ Ministri turk: Brenda 6 muajve u japim çelësat e 500 shtëpive në dorë! (VIDEO)
Home
Politikë

RINDËRTIMI PAS TËRMETIT/ Ministri turk: Brenda 6 muajve u japim çelësat e 500 shtëpive në dorë! (VIDEO)

10 January, 2020 k.autor Politikë

Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit turk Murat Kurum deklaroi se nëse projekti për ndërtimin e 500 banesave në Laç do të nisë në fund të muajit janar, atëherë brenda 6 muajve do u dorëzojnë të prekurve nga tërmeti çelësat e shtëpisë së re.

“1500 çadra i kemi vendosur në dispozicion të shtetit shqiptar. 500 banesat nëse i fillojmë në fund të janarit në përshtatje me kulturën tuaj të jetesës, duam që brenda 6 muajve ta përfundojmë këtë projekt dhe t’ua dorëzojmë vëllezërve shqiptarë. Përsa i përket objekteve të tjera të shërbimeve do të bëjmë përpjekje ti plotësojmë kërkesat” tha ai.

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj u shpreh se puna për rindërtimin e 500 banesave ka filluar. Ai theksoi se deri në fund të vitit të gjitha familjet në fshat do të jenë në shtëpitë e reja, ndërsa në pranverën e 2021 do të nisë akomodimi në lagjet e reja.

“Turqia ka marrë angazhimin për ndërtimin e 500 shtëpive në Laç, sikur jemi dakordësuar. Sot diskutuam në detaje për projektin, që shkon përtej ndërtimit të banesave për strehim, por merr formën e një poli të ri urban. Është një model i ri. Dua të ndaj disa detaje të projektit.

Puna për rindërtimin ka filluar, projekti mendohet 500 banesa për ata që humbën banesat për zonën e Thumanës dhe Laçit, shoqëruar me ambiente komercale dhe shkollën dhe ndërtesën e bashkisë së Thumanës. Konceptim urbanistik, që do i mbijetojë kohës. Procesi i rindërtimit po vijon me hapa të shpejtë.

Do të ndjekim hapat dhe afatet që vendosëm me ministrin turk dhe stafin e tij. Rindërtimi ka filluar, qeveria po vlerëson sajtet e tjera ku do të ndërtohen zonat urbane në Durrës, Tiranë, Kavajë, Thumanë apo Krujë dhe Lezhë. Deri në fund të vitit të gjitha familjet në fshat të jenë në shtëpitë e reja. Në pranverën e 2021 të shohim lagjet e reja dhe akomodimin e atyre familjeve që janë me qira” tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO FAMILJARE E OSBE/ E pengonte gjatësia e Ramës? Sakrifica e fotografit për shkrepjen e duhur, hipën mbi shkallë
Previous article "MESAZHI IM I PARË PËR TË ISHTE..."/ Arteta zbulon si e bindi Xhakën të qëndrojë në Arsenal

k.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT